Dy doktorët Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu nuk arritën ta fitojnë betejën me k.oronavirusin.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se ndihet e pikëlluar nga kjo humbje e madhe.
“Jam e pikëlluar, sepse gjatë 24 orëve të fundit humbëm dy mjekë të shkëlqyer.
Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me C ovid-19.
Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve.
Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit, për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë.
Ngushëllimet më të ndjera familjarëve.
U prehsh në paqe Doktor Ibrahimi
U prehsh në paqe Doktor Bledi”, shkruan Manastirliu.