Kryetari i PD Lulzim Basha, ka bërë së fundmi një reagim të pazakontë.
Ai ka publikuar një urim për këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa.
Në rrjetin social, lideri demokrat përgëzon artisten e madhë për 6 nominimet në Grammy, duke u shprehur se ajo është krenaria e të gjithë shqiptarëve.
“Urime divës shqiptare Dua Lipa për 6 nominimet Grammy, përfshirë Albumin e vitit dhe Këngën e vitit! Je krenaria jonë, gjithë Shqipëria është me ty!” shkruan Basha.