• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkan, dalin të dhënat e papritura, ja sa para kemi në banka

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkan, dalin të dhënat e papritura, ja sa para kemi në banka
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar depozitat bankave të shqiptarëve ishin sa 68.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Me këtë shifër, Shqipëria është bindshëm para vendeve të rajonit. Më i afërti është Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 58.1% e PBB-së, e ndjekur nga Bosnja me 53.7%, Kosova me 50%, Mali i Zi me 42.8% dhe Serbia me 46.8%.

Vitin e kaluar, depozitat e shqiptarëve në banka u zgjeruan me dy pikë përqindje ndaj PBB-së, duke iu afruar sërish pragut të 70%, ku qëndronin deri në vitin 2017. As epoka e normave më të ulëta historike të interesit nuk e ka ulur shumë raportin e depozitave bankare në Shqipëri.

Përgjithësisht, shqiptarët ngelen të përkushtuar ndaj instrumenteve më tradicionale të kursimit. Megjithëse në dekadën e fundit ka një rritje të investimit në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, në mënyrë direkte apo përmes fondeve të investimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve preferojnë t’i mbajnë paratë në depozita bankare. Në vend nuk ka ende një treg kapitali që të ofrojë alternativa të tjera të investimit financiar.

Niveli i lartë i depozitave në vendin tonë është mbështetur edhe nga remitancat, me një pjesë e mirë e kursimeve të emigrantëve që janë mbajtur në bankat shqiptare.

Një faktor tjetër që nxit akumulimin e depozitave mund të jetë edhe pabarazia e konsiderueshme dhe fakti që një numër i kufizuar individësh grumbullojnë shumë më tepër para nga sa kanë nevojë dhe dëshirë të shpenzojnë. Në fund të vitit të kaluar, një pakicë prej rreth 96 mijë shqiptarësh zotëronte në fund të vitit të kaluar pothuajse 4.5 miliardë euro depozita bankare.

Depozitat e publikut përbëjnë bazën e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe që qenit një treg i pasur në depozita ka ndihmuar në zhvillimin e një sektori bankar të qëndrueshëm dhe të pavarur nga burimet e huaja të financimit.

Këtë vit, raporti i depozitave ndaj PBB-së pritet të rritet akoma më shumë, sepse depozitat po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që ekonomia po pëson një tkurrje të fortë, që pritet të jetë të paktën 6%.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator totali i depozitave në banka arriti në 1.294 trilionë lekë ose 10.4 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 79 miliardë lekë ose rreth 6.5%.

Depozitat në valutë të huaj dhe kryesisht në euro vazhdojnë të dominojnë, me rreth 54% të totalit. Pandemia e Covid-19 ka krijuar pasiguri dhe ka nxitur akoma më shumë prirjen e qytetarëve drejt kursimit. Që nga shkurti e deri në fund të shtatorit, totali i depozitave bankare është rritur me rreth 36 miliardë lekë./ Monitor

Pas

Parashikimi i horoskopit për sot, çfarë e pret këtë shenjë, fati në punë dhe dashuri

Para

Çmenduri në autostradë/ Shoferi i makinës përpiqet të verbojë shoferin e kamionit

Para
Çmenduri në autostradë/ Shoferi i makinës përpiqet të verbojë shoferin e kamionit

Çmenduri në autostradë/ Shoferi i makinës përpiqet të verbojë shoferin e kamionit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar