Krijimin e partive të reja që kanë si drejtues apo figura të rëndësishme ish-personalitete të PD-së e ka komentuar sonte në mbrëmje për herë të parë edhe ish kryeministri Sali Berisha.
I pyetur për forcat politike të Jozefina Topallit, Astrit Patozit dhe Myslim Murrizit, Berisha dha këtë përgjigje:
“Nëse kthehemi në vitin ’90 unë pata disa shkrime në njërën prej tyre unë jam shprehur ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’. Kjo është thelbi i filozofisë ekzistencialiste, e cila në një farë mënyrë është filozofia e bashkëkohësisë e shekullit që shkoi dhe pasuroi shumë njerëzimit. Unë këtij mendimi i jam përmbajtur dhe i përmbahem”.