Prej pothuajse një viti e gjithë bota ndodhet nën pushtetin e pandemisë COVID19.
Shtetet ndoqën mënyra të ndryshme për menaxhimin e situatës.
Danimarka ishte një prej vendeve të para që hoqi masat kufizuese duke iu rikthyer shpejt normalitetit.
Sipas qeverisë daneze shteti ka reaguar shpejt ndaj situatës dhe për këtë arsye e keqja e madhe është parandaluar.
“Reagim i shpejtë kufizues tani na jep edhe mundësinë për të dalë nga kjo krizë më shpejt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Danimarkës.
Deri tani në Danimarkë janë regjistruar 21,393 të prekur me Covid-19 dhe nga numri i përgjithshëm, janë shëruar 16,918 persona plotësisht.
Por gjithashtu edhe Norvegjia po tregon edhe një model më të mirë të menaxhimit, duke pasur në total vetëm 12,644 raste që nga fillimi i pandemisë.
Ky shtet regjistroi mbi 10 mijë të shëruar dhe tani ka 2 mijë raste pozitive.