Grabitja e rëndë në aeroportin e Rinasit ngjalli debate që në nisje të sences së sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së tij kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa ka dashur të vlerësojë punën e Policisë së Shtetit, ka nxjerrë një nga sekretet e hetimieve.
Balla duke përshëndetur reagimin e policisë ndaj grabitësve, tha se ajo u përgjigj duke vrarë njërin prej tyre dhe duke plagosur një tjetër. Lidhur me detajin se një tjetër grabitës mbeti i plagosur u përfol fillimisht në media ditën e ngjarjes, por policia nuk e ka përmendur deri tani.
“Ministri Lleshaj do t’ju përgjigjet, dua ta falenderoj policinë e shteti për reagimin për herë të parë pas kaq vitesh dhe arriti të asgjësojë një prej kriminelëve, të ketë plagosur njërin syresh dhe të jeni të bindur se deri në javën e ardhshme kur të zhvillohet interpelanca, rezultatet e punës të policisë të jenë të tilla”, tha Balla.
Ndërkaq, po pritet reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për të shqaruar këtë deklaratë të Ballës.