Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kypseli të Greqisë. Duke iu referuar raportimeve të mediave helene, bëhet e ditur se një zjarr i madh ka djegur një banesë në katin e pestë të një pallati, në rrugën 35 Filotimou.
Po të njëjtat burime thkesojnë se si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën një çift të moshuarish 90 vjeç dhe 86 vjeç, ndërsa 3 zjarrfikës janë plagosur teksa kanë ndërhyrë për të shuar flakët.
Por dhëndri i çiftit tregoi që ata nuk kanë mundur të dalin në kohë jashtë banesës pasi e bija e tyre kishte dalë për të shkuar në farmaci dhe i kishte lënë vetëm.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po merren me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.