Koronavirusit nuk po i shpëtojnë tashmë as personazhet e njohur të ekranit.
Mësohet se ish-opinionisti i “Big Brother Albania” Basri Shala rezulton i infektuar me COVID19.
Këtë lajm të papritur e ka bërë me dije vetë ai, ku thekson se u bënë dy net që e ka marrë vesh se është i prekur.
Ai shkruan se ka kaluar mirë dhe me sulme që nuk kanë zgjatur por gjatë natës situata është përkeqësuar.
“Sonte është nata e dytë prej që jam Covidpozitiv.
Ditën e kam kalu relativisht ‘lehtë. Sulme sporadike, që nuk zgjatshin.
Tash me terr nisi edhe kryet me mu ranu. Deri pak ma herët kam menu që është afërsisht si flama sezonale. Tash edhe fytin ma ka prek. Muskujt kanë fillu me u tendos, po i ndjejë që po shtrëngohen. Edhe nyjet poashtu. Deri tash kam marr shumë telefonata e mesazhe. M’kanë uru edhe ata që s’ma ka marr menja. M’kanë harru ata që s’duhet. Nejse. Në fund po du me ju thanë që Covid-19 koka i pabesë. Ruajeni veten, dhe të tjerët.
Ky mundet mem lodh, por n’Kosovë vec një Virus ka vend. Jena vend i vogël për dy Virusa. I love you”, shprehet Basri Shala.