Studiuesit kanë gjetur lidhjen mes konsumit të marjuanës gjatë shtatzënisë dhe autizmit te fëmijët. Kt është konsideruar si studimi më i mad hi këtij lloji.
Autori i studimit Dr. Darine El-Chaâr tha se gratë që konsumojnë marijuanë gjatë shtatzanisë kanë 1.5 herë më shumë të ngjarë që të lindin fëmijë autik, raporton CNN Health.
Dr. Darine El-Chaâr është specialist i mjekësisë fetale të nënave dhe hetues klinik në Institutin e Kërkimeve Spitalore në Otava në Kanada.
Gjetjet nuk janë konfirmuar plotësisht, por nënat duhet ta shmanigin konsumimin e marjuanës gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Studime të mëparshme kanë treguar se konsumi i marijuanës lidhet me nënpeshën e foshnjes, impulsivitetin, hiperaktivitetin dhe probleme me fokusimin te fëmija. Një prej këtyre studimeve gjeti se gratë që përdorin marijuanë kanë 2.3 herë më shumë të ngjarë që të dështojnë.