• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Më rri para syve buzëqeshja e tij” Si rrallëherë, Rama i dedikon fjalë prekëse të atit: E kujtoj me sytë e lagur

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Më rri para syve buzëqeshja e tij” Si rrallëherë, Rama i dedikon fjalë prekëse të atit: E kujtoj me sytë e lagur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama si rrallëherë ka shkruar një mesazh prekës duke i dedikuar disa fjalë të atit të tij, skulptorit Kristaq Rama.

Në ditën e lindjes së këtij të fundit, Rama shkruan se sot i ati do të mbushte 88 vjeç, edhe pse një goditje fatale në zemër 22 vite më parë, nuk e la të vazhdonte rrugëtimin e jetës.

Kreu i qeverisë kthehet pas në kohë duke sjellë në mendje debatet me të atin në rini, dhe shprehet se çdo 31 korrik e kujton të atin me sytë e lagur.

MESAZHI I PLOTE I KRYEMINISTRIT EDI RAMA

HOMAZH

IM ATË, KRISTAQ RAMA, mori emrin e gjyshit të tij, Kristaq Ramës së parë, që ishte një ndër patriotët firmëtarë të pavarësisë në Durrës, e ia kushtoi jetën e pasurinë hapjes së shkollave në gjuhën shqipe, në ato kohë kur gjuhës sonë amtare i kanosej fuqia e një armiqësie të madhe. Im atë sot do të mbushte 88, nëse një goditje fatale në zemër nuk do t’ia kishte ndërprerë befasisht rrugëtimin në këtë botë plot 22 vjet më parë, kur vdekja e tij më solli në Tiranë e më ndryshoi rrugëtimin tim.

Por kjo është një histori tjetër. Sot, si në çdo 31 korrik, kur unë e kujtoj me sytë e lagur tim atë, më rri para syve buzëqeshja e tij paqësore e pas çdo debati luftarak mes nesh gjatë viteve të rinisë sime të parë – kur unë flisja gjithnjë e më shumë dhe ai rezistonte gjithnjë e më pak. Prej meje, jetës sime në politikë, e cila nisi në ditën e funeralit të tij, arsyeja e mosarsyes politike ka sjellë shumë baltë mbi emrin e tim eti pas vdekjes. Por ajo buzëqeshje e shkrin dhe tret krejt baltën, mu si në çdo paradite feste kombëtare, kur qyshse për shkak të detyrës shkoj tanimë prej 20 vjetësh, tek Nëna Shqipëri a tek Heronjtë e Pavarësisë në Vlorë. Pasi vendos kurorën, përulem dhe pastaj ngre kokën drejt lartësisë së veprave që ai la dhe nga qielli më vjen buzëqeshja e tij.

Veprat do të jenë aty bashkë me emrin e Kristaq Ramës, kur ata që e kanë baltosur tërë këto vite do të jenë mbuluar me kohë e me vakt, nga pluhuri i një harrese përfundimtare pa kthim. Kishte të drejtë im atë, mos e harro asnjëherë, në këtë jetë ke ardhur për të lënë kujtimin tënd, tek fëmijët e tu, tek ata që të njohën vërtetë dhe në qofsh shumë i zoti, tek populli yt. Të tjerat i merr era dhe në fund edhe trupi i vetë njeriut erë bëhet.

Pas

E rëndë/ Merr flakë makina ku udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe emra të tjerë: Zoti donte të shpëtonim

Para

Zgjedhjet në Universitete/ Dalin rezultatet: Ja rektori i ri i Mjekësisë, kush janë të tjerët (EMRAT)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar