Një person i moshës 35-vjeçare është vrarë mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash pranë varrezave të qytetit, bën me dije ABC News.
Burime nga policia bëjnë me dije se një person i moshës 35-vjeçare ka mbërritur në spital me plagë të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo rrethanat sesi ndodhi ngjarja tragjike.