Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë instpektuar punimet në shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë.
Kjo godinë tashmë është ringritur pas shkatërrimit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit që goditi vendin tonë.
Rama u treguar i prerë duke thënë se këto punime duhet të përfundojnë brenda datës 26 nëntor.
Nëse kjo nuk ndodh, sipas kryeministrit kompania duhet futur në “listën e zezë”.
Ai dha ultimatum para inxhinierëve dhe punëtorëve të ndërtimit që të punojnë dhe me 3-4 turne nëse do të jetë e nevojshme, që shkolla të përfundojë para afatit.
PJESE NGA BISEDA
Rama: Paska goxha terren.
Ahemtaj: Në gati 3 ditë kemi kaluar në katet e dyta.
Rama: Kolonat janë futur 7 metra nën dhe.
Ahmetaj: Po, 7 metra.
Rama: Super punë është bërë.
Inxhinieri: Në fund të dhjetorit do përfundojë shkolla.
Rama: Në fund të dhjetorit futeni në listën e zezë. Dua që në 26 nëntor të hapet dera e shkollës
Ahmetaj: Të punoni me 3 turne.
Rama: Me 3-4 turne, s’ka ç’më duhet. Në 26 nëntor dua shkollën. Po s’u bë kjo, ju futeni në listën e zezë. Na pengoi shumë ajo periudha e dreq karantinës, por do ta kapim 26 nëntorin.