Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laknas. Mësohet se ka mbetur i plagosur një 53-vjeçar.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se shtetasi me inicialet Y.B., është aksidentuar nga një motor.
Aktualisht i plagosur është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Ndërkohë, drejtuesi i motorit është larguar nga vendi i ngjarjes.