Pak orë më parë u publikuan në media pamje nga koncerti i këngëtarit Noizy, në Gjirin e Lalzit.
Gjatë koncertit ishin mbledhur shumë njerëz dhe rregullat e diastancimit social nuk llogariteshin për t’u zbatuar.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Policisë së Shtetit, e cila njofton se është gjobitur me shumën prej 10 milionë lekësh të reja një subject në Durrës, me administrator shtetasin A.E.
Sqarim i Policisë së Durrësit
Në lidhje me një lajm të publikuar në median online se një lokal në Gjirin e Lalëzit që ushtron aktivitet me muzikë live dhe pa masa Anti-virus sqarojmë se:
Aktualisht në të gjithë qarkun Durrës nuk ka asnjë lokal me muzikë pas orës 20.00. Lajmi i publikuar i përket datës 26 korrik dhe për këtë rast Policia e Durrësit e ka ndëshkuar administratorin A.E me gjobë 10 milion lekë të vjetra dhe në rast përsëritje me bllokim aktiviteti deri në një vit dhe lajmi është bërë publik për median dhe publikun.
Më poshtë njoftimi i dhënë:
“Manëz/Durrës
Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorin e një lokali pasi u konstatua se ushtronte aktivitet me muzikë live në kundërshtim me Aktin Normativ.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, kanë evidentuar në Njësinë Administrative Manzë, një lokal që ushtronte aktivitet me muzikë live, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Për këtë subjekt me pronar shtetasin A.E, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit”
Policia e Durrësit është e vendosur për të ndëshkuar cilindo që shkel protokollet e sigurisë duke u kthyer në rrezik potencial për përhapjen e virusit, dhe fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë cdo rast që mund të hasin duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.