Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për situatën aktuale të pandemisë dhe u shpreh se shifrat tani ajnë të larta për shkak të hapjes së vendit dhe aktiviteteve. Sipas ti, pas 3-4 javësh do të bjerë kurba e të infektuarve.
Ndër të tjera, Brataj tha se tashmë mund të ndihmojnë edhe spitalet rajonale, në rast se do të ketë valë të re infektimesh në vend.
“Sot janë ato që e kemi thënë disa herë që lirimi i masave do rrite rastet dhe do të kishte më shumë vdekje. Jemi ende në ato efekte, tani do të kemi pasojat e korrikut të transportit, por të gjithë duhet të respektojmë rregullat. Këto të rinj do të sjellin prindërit dhe gjyshërit e tyre. do t’i lutesha këtyre moshave që të ruajnë distancën, të respektojmë rregullat. Nëse respektohen do të ulet në masë shpërndarja e virusit brenda dy javësh. Sistemi shëndetësor nuk është problem më gjendjen se kemi, pasi kemi dhe spitalin e dytë të pandemisë. Tani edhe spitalet rajonale janë të përgatitura për të ndihmuar. Me lirimin e masave pas 2-3 javësh, pati një ulje të vigjilencës nga të gjitha moshat dhe dihet që efekti do jepet dy javë më pas. Pas 3-4 javësh do të tregojë uljen të rasteve”, tha Brataj.