• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mashtronin me lejet për mësimdhënie, në pranga dy “juristët”

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Mashtronin me lejet për mësimdhënie, në pranga dy “juristët”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë rënë në prangat e Policisë dy shtetas, të cilët prezantoheshin si jurist dhe mashtronin qytetarët.

“Juristët”, një grua dhe një 24-vjeçar, pretendonin se do t’u suiuronin qytetarëve leje për mësimdhënie, ndërsa, prezantoheshin si juristë të Ministrisë së Arsimit.





Ata janë arrestuar në flagrancë, në momentin kur do të merrnin shumën e parave nga një biznesmen.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Juristët e rremë”. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prezantoheshin si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar dhe premtonin në këmbim të një shume lekësh, dhënie lejeje zhvillimore e licencë, për ushtrim të aktivitetit të mësimdhënies. Në pranga dy shtetas. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Juristët e rremë”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë (e dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”);

– N. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues të Republikës së Shqipërisë, kanë mashtruar dy shtetas duke iu kërkuar një shumë të konsiderueshme lekësh, me qëllim për t’iu siguruar leje zhvillimore e licencë për ushtrimin e aktivitetit të mësimdhënies në një komunitet fetar.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në momentin që do të takoheshin për t’u kërkuar lekët dy shtetasve të mashtruar. Gjatë arrestimit kanë bërë rezistencë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

Një automjet;
Dy aparate celularë;
Dokumente të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Përvetësimi i titujve apo i detyrës shtetërore”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, parashikuar nga nenet 143/3, 186, 246/2, 237 dhe 236 të Kodit Penal.

Pas

Vrasjet në Shkodër/ Voltana Ademi: Më ka vrarë deklarata e ministrit

Para

Shqiptarët pakësojnë telefonatat dhe SMS, kursejnë edhe internetin

Para
Shqiptarët pakësojnë telefonatat dhe SMS, kursejnë edhe internetin

Shqiptarët pakësojnë telefonatat dhe SMS, kursejnë edhe internetin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar