Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

35.15 miliardë lekë për rrugët në 2027, Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Ndroq–Plepa financohen nga buxheti

nga Fast News
3 minutes më parë
në Aktualitet
0
35.15 miliardë lekë për rrugët në 2027, Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Ndroq–Plepa financohen nga buxheti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Buxheti i vitit 2027 parashikon 35.15 miliardë lekë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se financimi do të përqendrohet te projektet strategjike, përfundimi i akseve në ndërtim dhe nisja e investimeve të reja.

Dy prej projekteve kryesore, autostrada Tiranë–Durrës dhe aksi Tiranë–Ndroq–Plepa, do të financohen tërësisht nga buxheti i shtetit. Sipas ministrit, kjo skemë synon përshpejtimin e punimeve dhe përfundimin e tyre në një kohë sa më të shkurtër. Edhe Bypassi i Elbasanit do të kalojë në një skemë të re financimi përmes buxhetit të shtetit, për të mundësuar vijimin dhe realizimin e projektit.

Në fokus të investimeve për vitin e ardhshëm do të jenë gjithashtu Korridori VIII dhe Korridori Blu. Sa i përket këtij të fundit, projektet koncesionare Kashar–Rrogozhinë, Lekaj–Fier dhe Milot–Balldren janë pjesë e strategjisë për zhvillimin e rrjetit rrugor.

Punimet në segmentin Kashar–Rrogozhinë pritet të nisin në fund të vitit 2026, ndërsa për aksin Lekaj–Fier dhe Milot–Balldren po punohet për nënshkrimin e kontratave dhe finalizimin e projekteve të zbatimit. Investimet nuk do të kufizohen vetëm te korridoret kryesore. Buxheti i vitit 2027 parashikon financim edhe për hyrjen veriore të Tiranës, e cila synon shmangien e Kamzës, rrugën Berat–Skrapar, si dhe hyrjen verilindore të kryeqytetit, që do të krijojë lidhjen me Rrugën e Arbrit.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar po përgatit projekte të tjera infrastrukturore, për të cilat do të shqyrtohen mundësitë e financimit. Mes tyre janë aksi Koplik–Bogë–Theth, Rruga e Vjosës dhe lidhja Rrëshen–Mirditë. Sipas ministrit Karakaçi, objektivi është ndërtimi i një infrastrukture rrugore moderne, më të sigurt dhe të qëndrueshme, që përmirëson lidhjet mes qyteteve dhe rajoneve të vendit, si dhe integrimin e Shqipërisë në rrjetet evropiane të transportit. Fondi prej 35.15 miliardë lekësh përfaqëson financimin e parashikuar për infrastrukturën rrugore në vitin 2027, në kuadër të strategjisë për modernizimin e rrjetit kombëtar të transportit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Apart-hotelet, bujtinat dhe resortet, si ndryshon kategorizimi i strukturave turistike?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

35.15 miliardë lekë për rrugët në 2027, Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Ndroq–Plepa financohen nga buxheti

35.15 miliardë lekë për rrugët në 2027, Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Ndroq–Plepa financohen nga buxheti

nga Fast News
11:50 | 06/11/2026
0

Apart-hotelet, bujtinat dhe resortet, si ndryshon kategorizimi i strukturave turistike?

Apart-hotelet, bujtinat dhe resortet, si ndryshon kategorizimi i strukturave turistike?

nga Fast News
09:06 | 06/11/2026
0

TIF 32, prodhuesit kërkojnë më shumë konsultim për politikat fiskale

TIF 32, prodhuesit kërkojnë më shumë konsultim për politikat fiskale

nga Fast News
20:51 | 05/11/2026
0

Shqipëria drejt pagesave të menjëhershme me TIPS, Cipollone: Nisja nga fundi i nëntorit

Shqipëria drejt pagesave të menjëhershme me TIPS, Cipollone: Nisja nga fundi i nëntorit

nga Fast News
13:37 | 05/11/2026
0

Recent News

35.15 miliardë lekë për rrugët në 2027, Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Ndroq–Plepa financohen nga buxheti

35.15 miliardë lekë për rrugët në 2027, Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Ndroq–Plepa financohen nga buxheti

11:50 | 06/11/2026
Apart-hotelet, bujtinat dhe resortet, si ndryshon kategorizimi i strukturave turistike?

Apart-hotelet, bujtinat dhe resortet, si ndryshon kategorizimi i strukturave turistike?

09:06 | 06/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora