Disa lagje të Tiranës do të jenë pjesërisht pa drita për dy ditët në vijim. Njoftimi është bërë nga OSHEE ditën e sotme. Kufizimi i energjisë do të vijë si pasojë e disa punimeve në nënstacionin e Kombinatit
Këto punime do të sjellin ndërprerje nga ora 08:00-16:00, në disa zona.
“Zonat dhe orari i stakimeve 4-5 prill. Në kuader të investimit që po kryen OST me sistemimin e matjes, sot me 4 dhe 5 prill, do të punoje ne N/Stacionin TEC Kombinat nga ora 08:00 deri ne 16:00.
Zonat pa energji si me poshte:
4 prill / Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Subjektet Private Freewing, Eurotrade, fshatrat: Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe Parafabrikatet.
5 prill / Kombinat, Rruga Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre dhe Shkolla Edukimit”, njofton OSHEE.