Kohët e fundit studentët janë shprehur se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar dhe se mund të ngrihen sërish në protesta.
Sot, analisti Andi Bushati, në rubrikën “Opinion” në Neës 24 u shpreh se, sipas tij, kryeministri Edi Rama u tall me studentët dhe me kërkesat e tyre.
Sipas Bushatit, pasi shoqëria pa se kemi të bëjmë me një regjim autokratik që nuk pyet për lojën, opozita mori këtë akt ekstrem; dorëzimin e mandateve.
Më tej, ai u shpreh se opozita aktuale ka sakrifikuar më shumë se çdo opozitë më parë.
“Unë mendoj se opozita e ka bërë tashmë pjesën e saj të sakrificës. Sot PD dhe LSI duhet të dinë më shumë të flasin sa janë të afta të ndërtojnë të nesërmen. Problemi është sa kjo sakrificë do të kthehet në garanci për të ardhmen”, tha Bushati.
Më tej, Bushati tregoi edhe arsyen pse opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
“Nëse qëllimi final i opozitës është të shembë themelet e sistemit nuk mund të shembë vetëm një nga themelet e godinës, pra la parlamentin nuk duhet as të marrë pjesë në zgjedhje”,- shtoi ai.