Gjykata shtyu për herë të tretë seancën ndaj Klemend Balilit. Në seancën e sotme, prokuroria pritej që të jepte pretencën ndaj tij.
Shkak është bërë mungesa për të dytën herë radhazi, e avokatit Theodhori Sollaku, i cili është gjobitur me 10 mijë, për mungesë në senacë pa lajmëruar.
Ndërkohë, vetë Balili kishte kërkuar të mos paraqitej në seancë. Seanca tjetër e radhës do mbahet më 8 prill në orën 13:00.