Erion Braçe aktualisht zv/kryeministër i Shqipërisë, numri 2 në vend gjatë një vëzhgimi të të dhënave të pasurisë, bazuar në “Open Spending Albania”, rezulton se në shtëpi duhet të ketë “kryeministër” gruan. Me sa duket gruaja ia mbledh të ashtuquajturit “rebel të qeverisë”.
Pasuria e tij në vite është rritur ndjeshëm, teksa janë bërë publike shpenzimet e tij, marrja e kredive dhe makinat luksoze.
Në vitin 2003, Braçe deklaronte një shtëpie banimi të tijën, një tjetër në bashkëpronësi me prindërit, pagën si gazetar dhe kryeredaktor, bashkë me një kredi. Edhe në vitin 2004 thuajse situata e tij financiare është e njëjtë.
Në vitin 2005, ndryshimin e bën paga e bashkëshortes që shkon, 9 540 euro në vit. Në vitin 2006 ai ka blerjë një makine tip ‘Golf 5 Volsëagen’ me kursime dhe kredi marrë në një bankë të nivelit të dytë, vlera 15 000 euro. Në vitin 2007 është bashkëshortja, që ka blerë një një makine tip ‘Ford’, vlera 400 000 lekë, shkruan Cna.al.
Në vitet 2008 dhe 2009 rezulton i mbytur në kredi, ndërsa në vitin 2010, sërish ka blerë një makine tip ‘WW Golf 6’ (sipas kontratës me kusht, paguar 14 000 euro, pjesa e mbetur shlyhet me këst mujor 250 euro në muaj). Vlera e makinës 17 000 euro.
Në vitet 2011, 2012, 2013 dhe 2014 nuk ka shtuar asnjë pasuri, ndërsa në vitin 2015 ka blerë nlerë veturë tip Mercedes Benz, 26 500 euro.
Edhe në vitin 2016 nuk ka pasuri të shtuar, ndërsa gjatë 2017, ka deklaruar 21.700 euro të ardhura nga shitja e një makine tip ‘Mercedez Benz’.
Braçe ka deklaruar gjithashtu 2.461.239 lekë të ardhura nga paga si deputet si dhe 1.860.003 lekë të ardhura nga puna e bashkëshortes.
Deklarata e pasurisë ndër vite
Viti 2003
Pronar me 100 % i një shtëpie banimi me sip. 89 m2, ndërtuar në vitin 1999 me hua të marrë në një bankë të nivelit të dytë më 28.12.1999 në shumën 5 000 000 lekë, me normë interesi 3 % në vit dhe afat 25 vjet, vlera 5 000 000 lekë.
Pronar me 25 % (bashkëpronar me prindërit) i një shtëpie banimi me sip 60 m2, përfituar nga privatizimi i banesave shtetërore, vlera 3 528 000 lekë.
Gjendja cash, 1 100 000 lekë, të ardhura nga puna prej 7 vitesh si deputet, 11 vitesh si gazetar dhe 6 vitesh si kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.
Kthim huaje në një bankë të nivelit të dytë, hua e marrë më dhjetor 1999 në shumën 5 000 000 lekë me interes 3 % për 25 vjet, vlera 5 916 000 lekë.
Viti 2004
Të ardhura nga paga si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, 1 329 399 lekë.
Të ardhura nga honorare dhe shpërblime në gazetën “Zëri i Popullit”, 652 995 lekë.
Gjendja cash, 600 000 lekë gjatë vitit 2004-2005.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 000 000 lekë me normë interesi 3 % dhe afat 25 vjet. Detyrimi i shlyer, 1 680 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura nga paga si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, 1 495 944 lekë.
Të ardhura si kryeredaktor, menaxher i gazetës “Zëri i Popullit”, 164 925.
Të ardhura nga honorare dhe % shpërblimi nga reklamat, nga gazeta “Zëri i Popullit”, 394 920 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura si nëpunëse e OSCE-së, 9 540 euro (795 euro/muaj).
Gjendja cash, 500 000 lekë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 000 euro.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 5 000 000 lekë, me interes 3 % dhe afat 25 vjet. Detyrimi i shlyer, 216 000 lekë.
Viti 2006
Të ardhura nga paga si deputet, shpërblime, komisione të përhershme dhe hetimore, 1 536 449 lekë.
Të ardhura nga honorare për publikime të ndryshme dhe shpërblime për % reklamash, 112 896 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga për punën në OSCE, 9 082 euro.
Gjendja cash në dhjetor 2006 është 1 620 000 lekë (pakësuar në shkurt 2006 për blerje makine në shumën 1 023 390 lekë dhe shtuar gjatë vitit 2006 nga të ardhurat me 450 000 lekë).
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2006 është 344 800 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2006, në emër të vajzës, 3 128.72 euro.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 5 000 000 lekë, me interes 3 %, me afat 25 vjet. Detyrimi i shlyer, 288 000 lekë.
Kredi bankare e marrë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 6 700 euro me afat 36 muaj, këst fiks mujor, 213 euro. Detyrimi i shlyer, 2 334.93 euro.
Shpenzime për blerjen e një makine tip ‘Golf 5 Volsëagen’ me kursime dhe kredi marrë në një bankë të nivelit të dytë, vlera 15 000 euro.
Viti 2007
Të ardhura për vitin 2007 nga paga për punën në Kuvendin e Shqipërisë, 1 551 902 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura pë vitin 2007 nga paga për punën në OSCE, 9 342 euro.
Gjendja cash, pakësuar në 1 105 000 lekë.
Gjendja e depozitës bankare hapur në qershor, në një bankë të nivelit të dytë, 800 000 lekë.
Gjendja e depozitës bankare hapur në qershor, në një bankë të nivelit të dytë, 2 500 euro.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, më 28.09.2007, pakësuar për blerje makine nga bashkëshortja e deklaruesit, 300 000 lekë.
Gjendja e depozitës bankare më 31.12.2007, në një bankë të nivelit të dytë, 512 931 lekë.
Gjendja e depozitës bankare më 31.12.2007, në një bankë të nivelit të dytë 2 500 euro plus interesat.
Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar dhe më pas mbyllur për blerje makine e nevoja të tjera, – 344 800 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 128 euro plus interesa.
Gjendja cash në dhjetor 2007 është 300 000 lekë.
Kredi bankare marrë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 5 000 000 lekë me normë interesi 3 %, me afat 25 vjet. Detyrimi i shlyer, 264 000 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerje makine tip ‘Golf’ në shumën 6 700 euro me afat 36 muaj, këst fiks mujor 213 euro. Detyrimi i shlyer, 2 556 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2007, llogari page, – 1 638 euro për shkak të tërheqjes së rrogës si paradhënie për nevoja personale.
Bashkëshortja, shpenzime për blerjen e një makine tip ‘Ford’, (ende në proces kalimi i pronësisë në zyrën e Targave, Tiranë), vlera 400 000 lekë.
Viti 2008
Të ardhura për vitin 2008 nga paga e shpërblime për punën në Kuvend, 1 579 722 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura për vitin 2008 nga paga, 9 664 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2008, pakësuar për meremetim dhe lyerje shtëpie, 0 lekë. (Llogaria bankare më 31.12.2007 ishte 512 931 lekë, më 28.08.2008 ishte 524 771 lekë dhe më pas është zeruar dhe është mbyllur).
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar dhe më pas mbyllur, 0 lekë. (Depozita bankare më 31.12.2007 ishte 2 500 euro plus interesat, më 19.08.2008 ishte 2 590 euro dhe më pas është zeruar dhe mbyllur).
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë shtuar, 3 128 euro plus interesat për vitet 2007, 2008.
Gjendja cash më 31.12.2008 është 5 000 euro.
Kredi bankare e marrë në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 5 000 000 lekë me normë interesi 3 %, me afat 25 vjet. Detyrimi i shlyer, 264 000 lekë.
Kredi bankare e marrë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 6 700 euro me afat 36 muaj dhe këst fiks mujor 213 euro. Detyrimi i shlyer, 2 556 euro.
Viti 2009
Të ardhura nga paga dhe shpërblime për punën në Kuvendin e Shqipërisë, 1 473 319 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 10 997 euro.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë më 07.08.2009, në emër të vajzës, shtuar me interesat vjetore, 3 128 euro plus interesat për vitet 2007-2009.
Gjendja cash më 31.12.2009, shtuar me kursime familjare përgjatë gjithë vitit, 10 000 euro.
Kredi bankare marrë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 5 000 000 lekë me normë interesi 3 %, afat 25 vjet. Detyrimi i shlyer, 288 000 lekë.
Kredi bankare e marrë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 6 700 euro me afat 36 muaj dhe këst mujor fiks 213 euro. Detyrimi i shlyer, 213 euro, shlyer plotësisht në janar 2009.
Viti 2010
Të ardhura nga shpërblime për punën në Kuvendin e Shqipërisë, 1 867 602 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e makinës tip ‘Ford Fiesta’ në pronësi të saj, 300 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga e shpërblime, 11 308 euro.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë më 07.08.2010, në emër të vajzës, shtuar me interesat vjetore, 3 128 euro plus interesat për vitet 2007-2010.
Gjendja cash më 31.12.2010, kursime familjare gjatë vitit, 4 500 euro.
Gjendja cash, kursime të mbartura nga viti 2009, është 10 000 euro.
Kredi bankare e marrë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 5 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer, 288 000 lekë.
Hua e krijuar nga kontrata me kusht për blerjen e makinës në shumën 3 000 euro, 250 euro/muaj. Detyrimi i shlyer, 1 000 euro, (4×250 euro).
Shpenzime për blerjen e një makine tip ‘ËË Golf 6’ (sipas kontratës me kusht, paguar 14 000 euro, pjesa e mbetur shlyhet me këst mujor 250 euro në muaj). Vlera e makinës 17 000 euro.
Viti 2011
Të ardhura nga rroga, shpërblime, dieta etj. nga puna në Kuvendin e Shqipërisë, 2 028 697 lekë
Bashkëshortja, të ardhura nga rroga, shpërblime etj., 12 114 euro.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të vajzës, shtuar me interesat vjetore, 3 128 euro plus interesat për vitin 2007-2011.
Gjendja cash më 31.12.2011, shtuar me kursime familjare përgjatë gjithë vitit, 450 000 lekë.
Gjendja cash, mbartur nga viti 2010, kursime, 4 500 euro.
Kredi bankare marrë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 5 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer, 288 000 lekë.
Hua e krijuar nga kontrata me kusht për blerjen e makinës në shumën 3 000 euro, (250 euro për muaj). Detyrimi i shlyer plotësisht, 2 000 euro, (8×250 euro).
Viti 2012
Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 2 644 034 lekë.
Bashkëshortja paga dhe shpërblime në vlerën 1 212 852 lekë.
Bashkëshortja paga dhe shpërblime në vlerën 4 817 euro.
Kursime prej te ardhurave familjare, ne vleren 4 200 euro.
Kursime prej te ardhurave familjare, ne vleren 740 000 leke.) Te ardhura te mbartura nga nje vit me pare 450 000 leke.
Te ardhura te mbartura nga nje vit me pare 4 500 euro.
Te ardhura nga interesat e nje depozite ne emer te vajzes ne nje banke te nivelit te dyte, ne vleren 3 128 euro, por nuk specifikohet vlera e interesave.
Detyrime të paguara në vlerën -288 000 lekë për një kredi bankare me principal 5 000 000 lekë.
Viti 2013
Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 2 415 646 lekë.
Bashkëshortja paga dhe shpërblime në vlerën 1 750 749 lekë.
Te ardhura nga interesat e nje depozite ne emer te vajzes ne nje banke te nivelit te dyte, ne vleren 3 128 euro, por nuk specifikohet vlera e interesave.
Kursime prej te ardhurave familjare, 1 100 000 leke.
Te ardhura te mbartura nga nje vit me pare, ne vleren 17 200 euro
Detyrime të paguara në vlerën -288 000 lekë për një kredi bankare me principal 5 000 000 lekë.
Bashkëshortja detyrime të paguara në vlerën -930 euro për overdraft.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si deputet, 2 663 265 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 3 128 euro.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna, 1 710 531 lekë.
Gjendja e kursimeve shtuar me, 800 000 lekë.
Gjendja e kursimeve të mbartura, 25 000 euro.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 4 712 000 lekë, principali 5 000 000lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga paga si deputet, 2 804 736 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna, 1 758 522 lekë.
Të ardhura nga vendimi gjyqësor i datës 01.11.2013, 279 948 lekë.
Të ardhura nga shitja e veturës, 4 000 euro.
Gjendja e kursimeve, 680 000 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 3 000 000 lekë, principali 5 000 000lekë.
Blerë veturë tip Mercedes Benz, -26 500 euro.
Viti 2016
Të ardhura nga puna në Kuvendin e Shqipërisë, 2 741 408 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna, 1 808 511 lekë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të vajzës, shtuar me interesat vjetore, 3 128 euro plus interesat për vitet 2007-2016.
Gjendja cash më 31.12.2016, shtuar me kursime nga të ardhurat familjare (krijuar nga paga dhe shpërblime), 556 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016 (680 000 lekë janë transferuar nga viti 2015 si kursime), 1 236 000 lekë.
Kredi bankare marrë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 5 000 000 lekë. Deri më 31.12.2016, detyrimi i shlyer, 288 000 lekë.
Viti 2017
Të ardhur nga puna si deputet, 2 461 239 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna, 1 860 003 lekë.
Të ardhura nga shitja e makinës tip ‘Mercedes Benz’, 21 700 euro.
Gjendja e depozitës bankare në Intesa Sanpaolo Bank, në emër të vajzës, Znj. Anja Braçe, 3 128 euro + interesat e viteve 2007-2017.
Gjendja e llogarisë së kursimeve në Credins Bank, krijuar nga paga dhe shpërblime, pakësim 34 000 lekë.
Gjendja e llogarisë në Credins Bank më 31.12.2017 është 1 201 979 lekë. (Shuma prej 1 236 000 lekësh është transferuar si kursime nga viti 2016.).
Kredi bankare marrë në ish-Banka e Kursimeve, transferuar në Raiffeisen Bank, në vlerën 5 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer deri më 31.12.2017, shuma 288 000 lekë.
Shpenzime për shlyerjen e kredisë për vitin 2017, shuma 288 000 lekë.\
Burimi: CNN.al