Pak kohë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda, zgjati hetimet për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla edhe me tre muaj të tjerë.
Llalla, e ankimoi vendimin e prokurorisë për të zgjatur hetimet, ndërkaq kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Bibë Ndreca.
Sot, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit, për mos zgjatjen e afateve hetimore ndaj tij edhe me 3 muaj.
Kujtojmë se, hetimet për Llallën nisën me 1 mars 2018 për veprën penale të “pastrimit të parave dhe fshehje pasurie”. Për shkak të nevojës për të vazhduar me mbledhjen e provave dhe veprimet e tjera proceduriale, një javë më parë, Krimet e Rënda zgjatën me 3 muaj afatin e hetimeve.