• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Shqipëria burim kanabisi”, Salianji nxjerr zbuluar Cakaj

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Shqipëria burim kanabisi”,  Salianji nxjerr zbuluar Cakaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Cakaj ka pranuar se Shqipëria është vend burimi për kanabisin duke u shprehur se ky është një fakt dhe jo e fshehtë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i PD-së, që e ka cilësuar si lojë të rrezikshme të Edi Ramës daljen e ministrit të Jashtëm në detyrë, Cakaj, lidhur me raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit.





Në një dalje për mediat, ish-deputeti Salianji deklaroi se për herë të parë në raportet e DASH-it këto vitet e fundit, theksohet se Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën.

Salianji tha se PD-ja ka paralajmëruar për përkeqësimin e situatës ndërsa shtoi se propaganda e Ramës nuk i mbulon dot gjetjet e raportit të DASH-it.

Deklarata e Salianjit

Edi Rama bëri sot një lojë të rrezikshme propagandistike nëpërmjet Ministrit të Jashtëm në detyrë, duke u përpjekur të zbehë konstatimin alarmant të  Departamentit Amerikan të Shtetit se Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën.

Realiteti që Edi Rama kërkon ta shesë si normalitet nuk mund të mbulohet me propagandën e neveritshme që synon të bëjë shqiptarët për budallenj.

Fjalia e parë e raportit të Departamentit të Shtetit se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”, është përfshirë për hërë të parë këtë vit në raport. Kushdo që e krahason me raportin 2018 do ta konstatojë këtë. I bëj thirrje mediave t’u tregojnë shqiptarëve krahasimin mes dy raporteve për të mos lejuar që Edi Rama me lodrat e tij në qeveri, të mos paraqesin situatën si një normalitet, ku nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Prej të paktën dy vjetësh, Partia Demokratike ka paralajmëruar se pas kanabisit, rradhën e ka kokaina dhe heroina. Bashkëpunimi dhe mbrojtja nga qeveria, i ka dhënë mundësi krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale që të forcohen, duke kthyer Shqipërinë na bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Ka kaluar një vit nga kapja e më shumë se gjysëm toni kokainë në Durrës dhe akoma nuk është zbuluar grupi i strukturuar që qëndron mbrapa një personi të kapur dhe kush ka dalë garant për sigurinë e tij në Shqipëri.

Propaganda e Edi Ramës nuk mund të mbulojë gjetjet kryesore të raportit të Departamentit të Shtetit:

  1. Shqipëria është shndërruar në një vend transiti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar
  2. Droga e sekuestruar dhe arrestimet janë rezultate nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe presioni në rritje ndërkombëtar.
  3. Evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe të heroinës në Shqipërinë qendrore dhe veriore.
  4. Korrupsioni i përhapur gjerësisht, në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe ushqen një mjedis ku trafikantët e drogës kanë gjerësisht mundësinë të veprojnë pa u ndëshkuar.
  5. Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojnë në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.
  6. Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë një progres domethënës lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare.

Ky është një konstatim i ri në raportin e Departamentit të Shtetit, sepse krimi i organizuar ndërkombëtar ka gjetur në Shqipëri partnerin e duhur.

Ai quhet Edi Rama, personi përgjegjës, që ka shndërruar Shqipërinë në narkodemokraci. Partia Demokratike dhe opozita është e vendosur të mos e pranojë këtë standard për qytetarët e saj dhe bashkë me qytetarët do ta ndryshojmë këtë realitet!

*Bashkëngjitur Raporti i DASH, viti 2018 dhe viti 2019.

Pas

I vodhën 60 mijë euro kambistit, prangosen 3 persona

Para

9 zakonet e përditshme që e detyrojnë metabolizmin tuaj të shtojnë peshë

Para
9 zakonet e përditshme që e detyrojnë metabolizmin tuaj të shtojnë peshë

9 zakonet e përditshme që e detyrojnë metabolizmin tuaj të shtojnë peshë

Të Gjitha

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

nga ro ot
16:45 | 07/07/2025
0

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

nga Fast News
09:47 | 07/07/2025
0

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

nga Fast News
09:44 | 07/07/2025
0

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

nga Fast News
09:42 | 07/07/2025
0

Recent News

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

16:45 | 07/07/2025
Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

09:47 | 07/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar