Endri Prifti, këngëtari i njohur, ka rrëfyer përmes një videoje një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme pas një koncerti.
Sipas tij, 30 forca policie e kanë ndaluar në rrugë,për shkak se po drejtonte automjetin nën efektet e alkoolit.
Mirëpo duket sikur këngëtari nuk e ka pritur shumë mirë ndalimin, gjatë ‘live’ të tij në Facebook, Prifti ka dhënë çfarë i ka ardhur nëpër mend.
‘Shteti ka ikur për lesh, këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra. Hera e parë që më marrin kështu.
Dhe bënin sikur nuk më njihnin. Kur më shihnin më thonin: Ça bën byrazer dhe bap 20-çen në xhep. Kurse sot ishin çetë e madhe. Njeriu duhet të jetë i vërtetë si gjithmonë.
Duhet të ketë pak kulturë populli. U bëra zarar unë këtyre se kisha pirë tre birra. Të gjithë e dinë që unë pi. Do pi se do këndoj. S’kam bërë asnjëherë zarare.
Terrorizëm në Tiranë. Turp i Zotit. Shteti terror! Kam pirë unë… më vendos o vëlla gjobën. Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta,”- rrëfeu mes të tjerash këngëtari.