Nga Luçiano Boçi
Kronikat e sotme të vrasjes së Shkodrës, e paraqesin qytetin e humorit si Palermon e vendit. Situata e rëndë kriminale me vrasje pareshtur, e nxit këtë përcaktim.
Po nuk është vetëm Shkodra!
Palermo është dhe Elbasani.
Palermo është dhe Durrësi
Palermo është dhe Vlora
Palermo është dhe Tirana.
E gjithë Shqipëria është një Palermo.
Qytetet tona gdhihen dhe ngrysen me vrasje bandash, vrasje hakmarrjesh, vrasje shtetërore.
Krimi kontrollon sot votat, paratë, kanalet e narko-trafikut, në bashkëpunim të ngushtë më pushtetarë, politikanë qendrorë e vendorë.
Dhe atij nuk i hyn gjemb në këmbë.
Sepse policia hesht.
Policia nuk vepron, megjithëse di gjithçka.
Policia nuk ka vullnet, sepse drejtuesit e saj janë bërë njësh me interesat kriminale.
Stina e zgjedhjeve, nxit më shumë stinën e vrasjeve, sepse krimi e di mirë që Ramës dhe skotës së tij i duhen votat dhe jo siguria e qytetarit.
Prandaj ne nuk jemi vetëm një Palermo e viteve 70-80.
Ne jemi më shumë se kaq.
Jemi vend që drejtohemi nga një organizatë kriminale e cila lan hesape, bën hesape, mbyll hesape, për hesap të pushtetit personal.
Në Palermo, krimin e organizatave e ndali protesta e qytetarëve.
Në Shqipëri kështu po ndodh…
Të vazhdojmë betejën me organizatën kriminale në pushtet.
Gjarpri i krimit mbytet nga koka!