Pak minuta më parë, dy persona të armatosur vodhën një sasi lekësh të një poste private, pranë sheshit Shqiponja dhe më pas u larguan me motor.
Policia njofton se ka ngritur oika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës për të identifikuar autorët.
Madje po vijojnë kontrollin dhe në të gjitha parkingjet e ambienteve të ndryshme.
Policia e Shtetit fton çdo qytetar të japë informacion në 112, nëse ka informacion dhe do t’i garantojnë anonimatin.
Njoftimi i plicisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.
Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.
Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.
Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin.