• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

FOTOT/ Vala e shkarkimeve të drejtorëve, ja kush janë 2 të paprekshmit

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
FOTOT/ Vala e shkarkimeve të drejtorëve, ja kush janë 2 të paprekshmit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Finalizohen ndryshimet në qeveri. Sot ikin drejtorët e Tatimeve, Doganave dhe Hipotekës. Pas këtyre ndryshimeve, bien në sy 2 vende të lakmuara, që çuditërisht nuk janë prekur nga ministrat e rinj.

Ardian Çela, i emëruar në 1 dhjetor 2014, e ka kaluar një mandat 4 – vjeçar në krye të Korporatës më të madhe shqiptare, por mbetet i paprekshëm.E dyta, me imunitet të pacënueshëm duket se është Frida Krifca, drejtoresha e AZHBR.





Featured image of article: Vala e shkarkimeve të drejtorëve, ja kush janë 2 të paprekshmit (Foto)

Shkarkimi i 3 drejtorëve sot, kompletoi zëvendësimin e drejtorëve më të rëndësishëm, që pasuan ndryshimet në Qeveri.

E nisi e para Belinda Balluku që, pasi largoi drejtorin e ARRSH, Afrim Qendro, i mori me radhë drejtoritë e rëndësishme, për të zëvendësuar të emëruarit e Gjiknurit me të besuarit e vet.

E njëjta gjë me Ministren e Financave, që e kishte nisur spastrimin e heshtur të njerëzve të Ahmetajt brenda Ministrisë, ndërsa sot mori firmën e Kryeministrit për shkarkimin e 2 drejtorëve kryesorë, doganat dhe tatimet.

Pas këtyre ndryshimeve, bien në sy 2 vende të lakmuara, që çuditërisht nuk janë prekur nga ministrat e rinj.

Belinda Balluku i mori nën kontroll drejtoritë kryesore të Ministrisë, por nuk ka mundur akoma të marrë OSHEE.

Ardian Çela, i emëruar në 1 dhjetor 2014, e ka kaluar një mandate 4 – vjeçar në krye të Korporatës më të madhe shqiptare, por mbetet i paprekshëm.

U përfol si kandidat për Bashkinë e Durrësit, por mesa duket, u tërhoq vet për të mbajtur OSHEE.

Lidhja e tij me Vangjush Dakon dhe direkt me kryeministrin, duket se i kanë dhënë imunitet ndaj gjithë ministrave.

E dyta, me imunitet të pacënueshëm duket se është Frida Krifca, drejtoresha e AZHBR.

Bledi Çuçi mund të ketë marrë frenat e Ministrisë së Bujqësisë, por drejtorinë më të rëndësishme, nuk mund ta kontrollojë.

Madje Krifca u përfol për shkarkim pas denoncimit të një biznesmeni, por ndërhyrja e një tjetër biznesmeni, akoma më të madh dhe me lidhje të forta politike, e mbajti në detyrë.

Madje zëra nga ministria thonë se Krifca përfaqëson aty “trustin” e luleshtrydheve, duke iu referuar biznesmenit që e mbajti në detyrë.

Këto 2 raste tregojnë se ndryshimet në drejtoritë e rëndësishme nuk kanë parasysh rezultatet, por mbështetjen politike dhe ekonomike dhe sigurisht,dëshirën e ministrave të rinj për të marrë në kontroll buxhetet e mëdha që kalojnë nga drejtorët./ Dosja.al

Pas

Emërohet drejtori i Doganave, kush është Arlind Gjokuta

Para

Kriza politike/ Basha takim kokë më kokë me Metën në Presidencë

Para
Kriza politike/ Basha takim kokë më kokë me Metën në Presidencë

Kriza politike/ Basha takim kokë më kokë me Metën në Presidencë

Të Gjitha

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Nga Akademik, Prof. Anastas Angjeli – Ray Dalio: Si falimentojnë shtetet, cfarë duhet të mësojë Shqipëria?

Nga Akademik, Prof. Anastas Angjeli – Ray Dalio: Si falimentojnë shtetet, cfarë duhet të mësojë Shqipëria?

nga Fast News
19:30 | 15/08/2025
0

Recent News

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025
Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

19:44 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar