• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rastet e reja me COVID, Shqipëria shënon rekord, Zëri i Amerikës: Vjen nga mosrespektimi i rregullave

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Mbajnë rekord/ Njihuni  me shtetet që kanë numrin më të lartë të testeve për COVID19

1203953773

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus, kulmoi sot me 36 të prekur, shifra më e lartë që nga nisja e epidemisë. Rritja të ndjeshme shënoi dhe numri i të shtruarve në spital, si dhe ai atyre që janë në gjendje të rëndë. Autoritetet deklaruan se kjo situatë është pasojë e mosrespektimit të rregullave në kushtet e heqjes së masave shtrënguese si dhe dëshmi e faktit se COVID 19 nuk është një sëmundje që kalon lehtësisht

Autoritetet shëndetësore pranuan sot se kërcimi shqetësues i rasteve të reja, nuk mund të konsiderohet “i papritur”, ndërsa prej tre javësh vendi pothuajse i është rikthyer aktivitetit normal, dhe prej afro 10 ditësh, shifrat janë në nivele relativisht të larta.





Që nga fillimi i epidemisë, 36 të infektuarit e 24 orëve të fundit, përfaqësojnë pikën kulmore të rregjistruar deri tani. Sërish, Tirana mbetet vatra kryesore, me shumicën dërrmuese të rasteve, 27 të tilla, ndërsa të tjerat janë të shpërndara në 5 qytete të ndryshme.

“Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe një herë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit. Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim”, deklaroi Silva Bino, e cila drejton hetimin epidemiologjik në Institutin e Shëndetit Publik.

Shqetësuese është dhe rritja e të shtruarve në spitalin Infektiv ku ndodhen 41 pacientë, prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

“Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital”, bëri të ditur zonja Bino, duke përsëritur thirrjen për qytetarët për të qenë “të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund”.

Në situatën e krijuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u takua sot me mjekët e spitalit Infektiv. Këta të fundit, ju drejtuan me një apel qytetarëve që të respektojnë masat e distancimit fizik, duke kujtuar se “përgjegjësia nuk është vetëm e institucioneve por dhe e shoqërisë dhe sjelljeve indviduale”.

Nga 1299 raste në total, të konfirmuara, aktualisht janë 305 persona aktivë me COVID19, të shpërndarë në 12 qytete, por të përqëndruar kryesisht në Tiranë, ku ndodhen 77 përqind e tyre, si dhe në Shkodër, Krujë dhe Kamëz. /VOA/

 

Pas

Ngjarje të rënda në kryeqytet/ Një person humb jeten nga korenti, tjetri bie nga lartësia

Para

Shkrumbohet fabrika me kanabis. Brenda një shqiptar, shpëton miku i tij

Para
Shkrumbohet fabrika me kanabis. Brenda një shqiptar, shpëton miku i tij

Shkrumbohet fabrika me kanabis. Brenda një shqiptar, shpëton miku i tij

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

nga Fast News
14:10 | 22/08/2025
0

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Recent News

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

14:10 | 22/08/2025
Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar