• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ngritja e një kulle 25 katëshe në Tiranë? Denoncon PD: Projekt mafioz me para të pista

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Ngritja e një kulle 25 katëshe në Tiranë? Denoncon PD: Projekt mafioz me para të pista
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike përmes një deklarate t ëish-deputetit Enkelejd Alibeaj ka denoncuar ngritjen e një kulle 25 katëshe në qendër të Tiranës.

Alibeaj shprehet se 2 kompanitë që kanë marrë përsipër ndërtimin e kësaj kulle nuk kanë para të mjaftushme. Ndërsa denoncon se kjo po bëhet për të pastruar paratë e ardhura nga krimi.

Ai shprehet se shumë shpejt Rama do të japë llogari për betonizimin e Tiranës dhe zaptimin e hapësirave publike.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Ndodhemi në qendër të Tiranës, aty ku dikur ishte hotel Vjosa. Tani është një hapësirë boshe, por shumë shpejt, këtu do të ngrihet një nga përbindëshat e betonit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Bashkia e Tiranës e spastroi zonën nga ndërtesat historike, kur e gjithë vemendja e publikut ishte përqendruar tek një shkatërrim tjetër, ai i Teatrit Kombëtar.

Gjithçka është vënë në dispozicion të kullës së re 25 katëshe, e projektuar nga arkitekti klient i Edi Ramës, Uini Mas, i cili ka deklaruar publikisht se punon me 3 njerëz në Shqipëri: Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Vangjush Dakon.

Me firmën e tij dhe me atë të kryebetonierit të Tiranës Erion Veliaj, kulla 25 katëshe, 85 metra e lartë, është më e reja që do të rrethojë përfundimisht sheshin Skënderbej.

Kjo është kulla e katërt në ndërtim në anë të Sheshit Skënderbej, i cili do të betonizohet nga të gjitha anët.

Nuk ka asnjë dyshim se janë të gjitha pastrim parash të krimit ose të korrupsionit.

2 Kompanitë që kanë lejen për të ndërtuar kullën 25 katëshe nuk kanë para të mjaftueshme. Gjendja e tyre financiare nuk i lejon të mbarojnë një kat të një ndërtese të tillë, jo më të mbarojnë të gjithën kullën.

Eshtë fare e qartë se rrethimi i sheshit Skenderbej me kulla është një projekt mafioz, që i shërben pastrimit të parave të pista me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ata e kanë shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.

Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin për të mos dhënë asnjë leje ndërtimi. Por 5 vjet më pas, qendra e Tiranës ka 4 përbindsha betoni, Tirana ka qindra të tilla, ndërsa lulishte të re për fëmijët dhe banorët e tjerë të qytetit ka zero.

Shumë shpejt Edi Rama do të përballet me qytetarët dhe do të japë llogari për shkatërrimin dhe betonizimin e Tiranës, për vjedhjen e pronave private dhe publike, mbylljen e mijëra bizneseve dhe krizën ekonomike, papunësinë dhe varfërinë ku e ka zhytur Tiranën dhe mbarë Shqipërinë.

https://streamable.com/zsva2a

Pas

U mbyt në lumin Buna, gjendet trupi i pajetë i marokenit

Para

Publikon fotot nga plazhi, ja mesazhi që ka Bieta Sulo për shqiptarët

Para
Publikon fotot nga plazhi, ja mesazhi që ka Bieta Sulo për shqiptarët

Publikon fotot nga plazhi, ja mesazhi që ka Bieta Sulo për shqiptarët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

nga Fast News
12:50 | 12/10/2025
0

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

nga Fast News
12:30 | 12/10/2025
0

BE nis sot sistemin e ri të hyrje-daljeve, çfarë duhet të dinë udhëtarët

BE nis sot sistemin e ri të hyrje-daljeve, çfarë duhet të dinë udhëtarët

nga Fast News
12:00 | 12/10/2025
0

Familjet e arsimuara po kursehen?! Ja kush po shpenzon sot

Familjet e arsimuara po kursehen?! Ja kush po shpenzon sot

nga Fast News
11:27 | 12/10/2025
0

Recent News

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

12:50 | 12/10/2025
Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

12:30 | 12/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar