Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB Agim Nesho ka bërë një analizë të qartë të figurës së kreut të Vetëvendosjes dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti.
I ftuar në studion e Tvt, në programin “ Në fokus” të gazetarit Nertil Agalliu ai u shpreh se fitorja e Albin Kurtit ishte një fitore model.
Si një njohës i mirë i politikës rajonale dhe jo vetëm, Nesho u shpreh se kjo fitore trembi jo pak dhe përbërjen politike të Tiranës dhe vetë Edi Ramës.
“Fitorja e Kurtit ishte nje fitore modeli dhe e trembi shume edhe përbërjen e Tiranës, edhe të z.Rama. Deri tani Rama e projektoi veten e tij se ishte personi i duhur për të bërë iniciativa të rangut ballkanik deri në rrafshin nacional. Dolëm në një variant tjetër të një personazhi të ri, i cili kishte një ecuri jo për të përdorur nacionalizmin për qëllime pushteti por e kishte “sui-generis”, e kishte të lindur këtë gje, sepse lindi si një lëvizje nacionale, dhe u shëndrrua në lëvizje për të marrë përsipër administrimin e vendit, dmth Kurti që në fillim prishi modelin Rama, dhe kjo e agresoi shumë Ramen që në takimin e parë në Tiranë, sepse kishim përpara një udhëheqës të ri i cili mund të frymëzonte dhe të mobilizonte faktorin shqiptar në Ballkan, dhe kjo e bëri që vetë Thaçi e Rama, përpara kryeministrit Kurti të dilnin si figura të vjetra dhe një tranzicion drejt nje dalje jashtë lojës politike”.
Duke qenë se në Kosovë Gjykata Kushtetuese vendosi pro presidenti Hashim Thaçi për të mandatuar qeverinë e re me kandidat për kryeministër Avdullah Hotin, ambasadori Nesho, sugjeron që Referendumi është një kushti që populli i Kosovës mund ta kaloj një vendim të tillë dhe qe sipas tij, të rikthej Kurtin edhe me fuqishëm në pushtet. Mirëpo, Nesho, nusir nga këto rrethana, për momentin nuk e sheh kthimin e VV në pushtet
“Situata politike në Kosovë, për disa muaj nuk do ti japi mundësi VV të bëj atë ndryshim që mendon një rikthim në pushtet, do të ketë një përkrahje gjithnnjë e me të rritur e cila do të variojë dhe nga rezultatet ose dështimet e reformes që liderët e Kosovës kanë premtuar që do ti japin vendit të tyre në funksion të kësaj do të jetë edhe ngritja në të ardhmën e VV”. /Tvt.al