• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Snajpera dhe fotografë në Xhami, reagon Forumi Musliman: Është cënuar shenjtëria e xhamisë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Snajpera dhe fotografë në Xhami, reagon Forumi Musliman: Është cënuar shenjtëria e xhamisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo çfarë nuk u vu re në protestën e së shtunës është se disa policë ishin fshehur në minaren e Xhamisë së Namazgjasë, nga ku ku shkrepën pozat e protestuesve të opozitës dhe kanë hedhur edhe tymuese, por kanë qenë të pranishëm edhe snajpera.

Në lidhje me këtë veprim nga ana e Plicisë, ka reaguar edhe Forumi Musliman i Shqipërisë.



Forumi e ka dënuar këtë veprim, ndërsa shprehet se është një “shkelje e rëndë të parimeve të paprekshmërisë së objekte të kultit, si thyerje të papranueshme të laicitetit dhe si ndërhyrje të dënueshme të policisë së shtetit dhe të vetë shtetit jo thjesht në objekte”.

Gjitjashtu Forumi Musliman i Shqipërisë i kërkon Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që t’i kërkojë zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, që të mos e përsërisë më këtë sjellje poshtëruese për objektet e kultit, për xhaminë dhe për besimtarët myslimanë.

Reagimi i Plote:

Cenimi i shenjtërisë së xhamisë nga forcat e rendit
Gjatë ditëve të dy protestave të fundit të zhvilluara para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, forca të shumta të policisë së shtetit janë futur, strehuar dhe kanë qëndruar në ambientet, në oborrin dhe në rrethimin e Xhamisë së Re që po ndërtohet.
Forumi Musliman i Shqipërisë e konsideron këtë akt, si shkelje të rëndë të parimeve të paprekshmërisë së objekte të kultit, si thyerje të papranueshme të laicitetit dhe si ndërhyrje të dënueshme të policisë së shtetit dhe të vetë shtetit jo thjesht në objekte, që administrohen nga Komuniteti Mysliman dhe janë pronë e patëhuajësueshme e besimtarëve, por si ndërhyrje të drejpërdrejtë në punët e Komunitetit Mysliman dhe në çështjet e fesë.
Objekti i çdo xhamie, si edhe objekti i çdo kishe apo i çdo sinagoge, nuk mund të dhunohet kurrë në një mënyrë kaq brutale nga policia e shtetit dhe nga vetë shteti, duke shkatërruar plotësisht çdo kufi ndarës mes shtetit dhe fesë.
Nuk do të guxonin kurrë në asnjë vend demokratik, që forcat e policisë të përdornin si bazë, apo si vendstrehim, apo si vendfshehje oborrin, bodrumet apo ambientet e tjera të një kishe, një xhamie apo sinagoge. Forumi Musliman i Shqipërisë i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos dhunojë objektet e kultit dhe Xhaminë e Re të Tiranës si deri më tani. Forumi Musliman i Shqipërisë i kërkon Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që t’i kërkojë zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, që të mos e përsërisë më këtë sjellje poshtëruese për objektet e kultit, për xhaminë dhe për besimtarët myslimanë. Ky është një qëndrim i përsëritur të cilin ne e kemi denoncuar edhe më herët pranë të gjithë organeve përkatëse dhe e kemi përcjellur si shqetësim edhe në “Raportin e Islamofobisë 2018”, që ua kemi shpërndarë të gjithë organeve qeverisëse dhe shoqërisë civile e faktorit ndërkombëtar të pranishëm në vend.
Është në themel të vlerave të demokracisë dhe të qytetërimit demokratik, që këto institucione janë të paprekshme, të mbrojtura dhe nuk mund të dhunohen kurrë në këtë mënyrë. Mbetemi shpresë plotë se mediat, shoqëria civile dhe qytetarët shqiptarë do të jenë me ne në këtë qëndrim dhe nuk do të legjitimojnë këtë sjellje të policisë. Mbetemi po ashtu shpresë-plotë, se vetë policia nuk do të përdporë më Xhaminë e re si një vendstrehim apo një vendfshehje duke e dhunuar atë.

Pas

Zjarr i madh te Piramida në Tiranë

Para

Zgjidhja është zgjimi!

Para
Zgjidhja është zgjimi!

Zgjidhja është zgjimi!

Të Gjitha

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

nga Fast News
11:49 | 17/05/2025
0

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

nga Fast News
11:45 | 17/05/2025
0

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

nga Fast News
11:42 | 17/05/2025
0

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

nga Fast News
11:40 | 17/05/2025
0

Recent News

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

11:49 | 17/05/2025
Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

11:45 | 17/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar