Masat e policisë për këtë protestë nuk janë të njëjtat që janë përdorur edhe më parë. Derës së Kryeministrisë i janë hequr xhamat, duke i zëvendësuar ato me llamarina.
Ndërkohë, janë hequr edhe skelat, që qëndronin prej më shumë se një muaji në derën kryesore të Kryeministrisë.
Tashmë, ka ngelur vetëm vetëm streha me drita vezulluese, vepër e Philippe Parreno, të cilën Rama e ka pikë të dobët dhe nuk dëshiron ta humbasë pas kërpudhës që u shkatërrua në protestën e një muaji më parë.