• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

10 problemet që një gotë lëng domatesh i zgjidh më së miri

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet, Lifestyle
0
10 problemet që një gotë lëng domatesh i zgjidh më së miri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Domatet janë një ndër perimet më popullore në planet. Prandaj nuk është e vështirë t’i siguroni vetës një gotë lëng domatesh, sidomos pasi të mësoni se çfarë mund të bëjë ai për mirëqenien dhe shëndetin tuaj.

Ndihmon shëndetin e zorrës së trashë





Likopeni, një substancë që lufton kancerin e gjendur tek domatet, sipas autoriteteve, ndihmon në zvogëlimin e riskut të kancerit të zorrës së trashë.

I bën mirë prostatës

Likopeni parandalon kancerin e prostatës. Kështu që meshkujt mund të përfitojnë jashtëzakonisht shumë duke pirë lëng domatesh rregullisht, pasi është një burim i mrekullueshëm likopeni.

Likopeni gjithashtu parandalon kancerin e pankreasit

Sipas një studimi, meshkujt që konsumojnë sasi të mëdha likopeni, shfaqin një risk 30% më të ulët për t’u prekur nga kanceri i pankreasit. Ekspertët thonë se domatet janë shumë të pasura me beta karoten, shumë efektiv kundra kancerit të pankreasit.

Lëngu i domateve promovon tretjen

Falë sasive të larta të fibrave të gjendura tek lëngu i domateve, duke pirë rregullisht këtë pije, do të keni një sistem tretës më të shëndetshëm duke parandaluar kapsllëkun. Lënugu i domateve gjithashtu ka veti antiseptike natyrale. Për këtë arsye, lëngu i domateve ndihmon për të luftuar diarrenë dhe infeksione të tjera të aparatit tretës.

Ndihmon në uljen e kolesterolit

Nëse vuani nga kolesteroli i lartë, është një ide e mirë të përfshini lëngun e domateve në dietën tuaj. Fibrat e gjendura në këtë pije funksionojnë si një ‘fshesë’ që pastron kolesterolin. Lëngu i domateve është gjithashtu i pasur me niacin, një mineral që ul natyrshëm kolesterolin.

Zvogëlon rrezikun e mpiksjes së gjakut

Mpiksja e gjakut është diçka pozitive në rastet e plagosjeve të vogla sepse parandalon gjakrrjedhjen. Por është ndryshe kur ajo ndodh në brendësi të trupit tonë sepse mund të pengojë qarkullimin e gjakut në organe vitale si mushkëritë, truri dhe zemra. Pirja e lëngut të domateve rregullisht, është shumë pozitive për diabetikëtë të cilët janë shumë të riskuar nga mpiksja e gjakut.

Lëngu i domateve ndihmon në reduktimin e riskut të sëmundjeve të zemrës

Fibrat e gjendura me bollëk tek lëngu i domateve ndihmojnë në reduktimin e shanseve për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Përveç fibrave të cilat ulin kolesterolin në këtë lëng gjenden edhe përbërës të tjerë të mirë për zemrën si kaliumi, niacin, folatet dhe vitamia B6.

Lëngu i domateve është i mirë për kockat

Kalciumi nuk është i vetmi nutrient i nevojshëm për kocka të shëndetshme dhe të forta. Ju nevojitet gjithashtu vitamin K, e domosdoshme për përthithjen e kalciumit nga kockat. Gjejeni çfarë? Domatja është shumë e pasur me vitaminë K.

I bën shumë mirë lëkurës

Për shkak se antioksidantët e gjetur tek lëngu i domtates luftojnë radikalet e lira, kjo pije  e bën lëkurën të duket fantastike. Ai ndihmon në zbehjen e shenjave të moshës. Lëngu i domateve është perfekt për njerëzit me akne sipas studimeve, për shkak të vetive anti-inflamatore.

Lufton inflamacionin

Inflamacioni është një gjendje e lidhur me disa lloje sëmundjesh. Disa prej tyre përfshijnë diabetin, osteoporozën, artritin, obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Pirja e lëngut të domateve ndihmon për të mbajtur inflamacionin nën kontroll sipas disa investigimeve mjekësore.

Ja se si ta përgatisni vetë lëngun e freskët të domateve në shtëpi:

Përbërësit:

1 kg domate (të pjekura, të prera)

1 ¼ kërcelli selinoje me gjithë gjethet ( i prerë)

1/3 kupe qepë të grira

2 lugë gjelle sheqer

1 lugë çaji kripë

Përgatitja:

Në një tenxhere çeliku, kombinoni gjithë përbërësit.

Vendosini në zjarr dhe prisni të ziejnë për rreth 25 minuta. Mos e mbuloni enën.

Kullojeni lëngun me një sitë.

Lëreni të ftohet. Futeni në një enë që mbyllet hermetikisht dhe ruajeni në frigorifer.

*Kujdes: Likopeni është një substancë që bëhet aktive përmes nxehjes. Pra që të përfitoni sa më shumë prej vlerave të lëngut të domateve, duhet  t’i gatuani ato./Living/

Pas

Dosje të prapambetura në Gjykatën e Lartë, Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm

Para

I burgosuri në Greqi ngre alarmin: Shqiptarët po dënohen me burgim të përjetshëm për drogë

Para
I burgosuri në Greqi ngre alarmin: Shqiptarët po dënohen me burgim të përjetshëm për drogë

I burgosuri në Greqi ngre alarmin: Shqiptarët po dënohen me burgim të përjetshëm për drogë

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar