Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Studimi, Italia në 2050: 41% e familjeve do të kenë vetëm një person

nga Fast News
4 minutes më parë
në Bota
0
Studimi, Italia në 2050: 41% e familjeve do të kenë vetëm një person
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Italia po përballet me një transformim të thellë demografik, ku familjet me një person janë kthyer në formën më të përhapur të organizimit familjar. Sipas një raporti të Institutit për Financat dhe Ekonominë Lokale (IFEL), në periudhën 2024–2025, familjet njëpersonëshe përbënin 37,1% të totalit, nga 25,9% që ishte kjo shifër dy dekada më parë.

Parashikimet tregojnë se ky fenomen do të thellohet edhe më tej. Deri në vitin 2050, familjet me një person pritet të përbëjnë 41,1% të totalit, ndërsa 59% e individëve që do të jetojnë vetëm do të jenë mbi 65 vjeç.

Plakja e popullsisë mbetet një nga sfidat më të mëdha për Italinë, e cila renditet si vendi me popullsinë më të moshuar në Evropë. Mbi 14,5 milionë banorë janë të moshës 65 vjeç e lart, duke përfaqësuar 24,7% të popullsisë.



Paralelisht, vendi po përballet me një krizë të thellë të lindshmërisë. Vetëm 585 bashki, ose 7,4% e totalit, regjistrojnë më shumë lindje sesa vdekje, çka dëshmon për përhapjen e rënies natyrore të popullsisë në pjesën më të madhe të territorit.

Një tjetër tregues shqetësues lidhet me cilësinë e jetës në moshë të madhe. Edhe pse jetëgjatësia mesatare në Itali arrin në 83,7 vjet, vitet e jetuara në gjendje të mirë shëndetësore janë vetëm 59,1. Ndërkohë, rreth 30% e personave me kufizime të rënda funksionale jetojnë vetëm. Këto zhvillime pritet të shtojnë presionin mbi sistemin shëndetësor dhe atë të mbrojtjes sociale, pasi rritja e numrit të të moshuarve që jetojnë vetëm sjell nevoja më të mëdha për kujdes afatgjatë dhe mbështetje sociale. Përtej rënies së lindshmërisë dhe plakjes së popullsisë, Italia po përballet kështu edhe me një tjetër sfidë, izolimin social dhe vetminë. Një realitet që pritet të marrë përmasa edhe më të mëdha në dekadat e ardhshme.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Reformat si çelës për investimet, Kos: Shqipëria drejt begatisë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studimi, Italia në 2050: 41% e familjeve do të kenë vetëm një person

Studimi, Italia në 2050: 41% e familjeve do të kenë vetëm një person

nga Fast News
08:00 | 27/11/2026
0

Reformat si çelës për investimet, Kos: Shqipëria drejt begatisë

Reformat si çelës për investimet, Kos: Shqipëria drejt begatisë

nga Fast News
18:20 | 26/11/2026
0

AKU bllokon mbi 2 tonë mish në Fier, gjobitet subjekti me 1 milion lekë

AKU bllokon mbi 2 tonë mish në Fier, gjobitet subjekti me 1 milion lekë

nga Fast News
18:00 | 26/11/2026
0

Von der Leyen: 338 milionë euro shtesë për Shqipërinë dhe dy vende të rajonit

Von der Leyen: 338 milionë euro shtesë për Shqipërinë dhe dy vende të rajonit

nga Fast News
17:20 | 26/11/2026
0

Recent News

Studimi, Italia në 2050: 41% e familjeve do të kenë vetëm një person

Studimi, Italia në 2050: 41% e familjeve do të kenë vetëm një person

08:00 | 27/11/2026
Reformat si çelës për investimet, Kos: Shqipëria drejt begatisë

Reformat si çelës për investimet, Kos: Shqipëria drejt begatisë

18:20 | 26/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora