Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Drejt BE/ Kosova aplikon për SEPA, nis shqyrtimi nga institucionet evropiane

nga Fast News
7 minutes më parë
në Aktualitet
0
Drejt BE/ Kosova aplikon për SEPA, nis shqyrtimi nga institucionet evropiane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për përfshirjen e vendit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit financiar me Bashkimin Evropian.

Anëtarësimi në këtë hapësirë do t’u mundësonte qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës të kryenin transferta ndërkufitare në euro më shpejt, me kosto më të ulëta dhe në kushte më të favorshme. Përfitimet pritet të jenë veçanërisht të rëndësishme për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike me vendet evropiane dhe peshës së remitancave në ekonominë e vendit.

Sipas BQK-së, aplikimi është rezultat i reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit për përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Në kuadër të këtij procesi janë avancuar ndryshimet në Ligjin për Shërbimet e Pagesave, Ligjin për Bankat, si dhe në legjislacionin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një hap paraprak ishte edhe paraaplikimi i dorëzuar në tetor 2024, pas të cilit nisën konsultimet dhe vlerësimet me institucionet përkatëse evropiane.

Dorëzimi i aplikimit nuk nënkupton pranimin automatik të Kosovës në SEPA. Dokumentacioni do t’i nënshtrohet një procesi shqyrtimi dhe vlerësimi nga organet evropiane për përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe rregullative.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në rast të një vendimi pozitiv, do të vijojnë procedurat për përfshirjen e institucioneve financiare të Kosovës në skemat përkatëse të pagesave.

BQK-ja thekson se do të vijojë bashkëpunimin me institucionet evropiane, bankat komerciale dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave për të përmbushur edhe kërkesat teknike dhe operacionale të procesit.

Etiketa: aktualitet
Pas

BSH avancon projektin TIPS Clone, Zaçaj: Pagesat në Europë, me të njëjtën shpejtësi si brenda vendit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Drejt BE/ Kosova aplikon për SEPA, nis shqyrtimi nga institucionet evropiane

Drejt BE/ Kosova aplikon për SEPA, nis shqyrtimi nga institucionet evropiane

nga Fast News
09:48 | 07/11/2026
0

BSH avancon projektin TIPS Clone, Zaçaj: Pagesat në Europë, me të njëjtën shpejtësi si brenda vendit

BSH avancon projektin TIPS Clone, Zaçaj: Pagesat në Europë, me të njëjtën shpejtësi si brenda vendit

nga Fast News
09:29 | 07/11/2026
0

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

nga Fast News
21:31 | 06/11/2026
0

Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

nga Fast News
20:46 | 06/11/2026
0

Recent News

Drejt BE/ Kosova aplikon për SEPA, nis shqyrtimi nga institucionet evropiane

Drejt BE/ Kosova aplikon për SEPA, nis shqyrtimi nga institucionet evropiane

09:48 | 07/11/2026
BSH avancon projektin TIPS Clone, Zaçaj: Pagesat në Europë, me të njëjtën shpejtësi si brenda vendit

BSH avancon projektin TIPS Clone, Zaçaj: Pagesat në Europë, me të njëjtën shpejtësi si brenda vendit

09:29 | 07/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora