Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mbetjet e rrezikshme, projektvendimi i ri kërkon gjurmueshmëri nga krijimi deri në asgjësim

nga Fast News
2 minutes më parë
në Aktualitet
0
Mbetjet e rrezikshme, projektvendimi i ri kërkon gjurmueshmëri nga krijimi deri në asgjësim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Menaxhimi i mbetjeve të rrezikshme pritet t’i nënshtrohet rregullave më të forta të kontrollit, përmes një sistemi të plotë gjurmueshmërie që do të dokumentojë çdo fazë të trajtimit të tyre, nga krijimi deri në rikuperimin ose asgjësimin përfundimtar.

Një projektvendim i ri, i hedhur për konsultim publik, përcakton detyrime për identifikimin, klasifikimin, ambalazhimin, etiketimin, transportin dhe magazinimin e mbetjeve të rrezikshme. Synimi është që çdo lëvizje e tyre të jetë e dokumentuar dhe e kontrollueshme, duke forcuar përgjegjësinë e të gjithë operatorëve të përfshirë. Një nga risitë kryesore është gjurmimi elektronik përmes dokumentit të dorëzimit, i cili do të pajiset me një identifikues unik në Sistemin e Integruar Mjedisor (SIM). Ky mekanizëm do të mundësojë ndjekjen e mbetjeve që nga krijuesi ose zotëruesi, deri te subjekti që i merr në dorëzim për trajtim, rikuperim apo asgjësim.

Projektvendimi parashikon gjithashtu rregulla të posaçme për magazinimin e përkohshëm, me qëllim parandalimin e rrjedhjeve, derdhjeve, përzierjes së mbetjeve të papajtueshme, si dhe rreziqeve nga zjarret dhe shpërthimet. Edhe transporti do të kryhet sipas kushteve të përcaktuara, ndërsa dokumentacioni shoqërues do të shërbejë si instrument kontrolli përgjatë gjithë procesit.

Detyrimet e reja do të përfshijnë krijuesit, zotëruesit, grumbulluesit, transportuesit, tregtarët, agjentët dhe subjektet që marrin mbetjet në dorëzim. Për bizneset dhe operatorët që ushtrojnë aktualisht aktivitet në këtë sektor, projektvendimi parashikon një periudhë 6-mujore për të marrë masat e nevojshme dhe për t’u përshtatur me kërkesat e reja, pas hyrjes së tij në fuqi. Nisma synon të rrisë sigurinë në administrimin e mbetjeve të rrezikshme, të parandalojë ndotjen dhe të forcojë mbrojtjen e shëndetit publik, përmes një sistemi më transparent dhe më të kontrollueshëm të menaxhimit të tyre.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Drejt BE/ Kosova aplikon për SEPA, nis shqyrtimi nga institucionet evropiane

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Mbetjet e rrezikshme, projektvendimi i ri kërkon gjurmueshmëri nga krijimi deri në asgjësim

Mbetjet e rrezikshme, projektvendimi i ri kërkon gjurmueshmëri nga krijimi deri në asgjësim

nga Fast News
10:19 | 07/11/2026
0

Drejt BE/ Kosova aplikon për SEPA, nis shqyrtimi nga institucionet evropiane

Drejt BE/ Kosova aplikon për SEPA, nis shqyrtimi nga institucionet evropiane

nga Fast News
09:48 | 07/11/2026
0

BSH avancon projektin TIPS Clone, Zaçaj: Pagesat në Europë, me të njëjtën shpejtësi si brenda vendit

BSH avancon projektin TIPS Clone, Zaçaj: Pagesat në Europë, me të njëjtën shpejtësi si brenda vendit

nga Fast News
09:29 | 07/11/2026
0

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

nga Fast News
21:31 | 06/11/2026
0

Recent News

Mbetjet e rrezikshme, projektvendimi i ri kërkon gjurmueshmëri nga krijimi deri në asgjësim

Mbetjet e rrezikshme, projektvendimi i ri kërkon gjurmueshmëri nga krijimi deri në asgjësim

10:19 | 07/11/2026
Drejt BE/ Kosova aplikon për SEPA, nis shqyrtimi nga institucionet evropiane

Drejt BE/ Kosova aplikon për SEPA, nis shqyrtimi nga institucionet evropiane

09:48 | 07/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora