Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Buxheti 2027, analiza e ALTAX: Stabilitet në letër, sfida për ekonominë

nga Fast News
5 minutes më parë
në Analizë
0
Buxheti 2027, analiza e ALTAX: Stabilitet në letër, sfida për ekonominë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Arsimi dhe shëndetësia marrin vetëm 5.8% të investimeve kapitale, ndërsa Mbrojtja përfiton 21.8%. Zbatimi i investimeve dhe realizimi i të ardhurave mbeten rreziqet kryesore. Buxheti i vitit 2027 është i përballueshëm nga pikëpamja fiskale, por ka hapësirë të kufizuar për të financuar transformimin ekonomik të Shqipërisë. Ky është konkluzioni i një analize të ALTAX, sipas së cilës ruajtja e parametrave fiskalë nuk garanton që burimet publike janë të mjaftueshme për të ndryshuar strukturën e ekonomisë.

Sipas analizës, projektbuxheti parashikon të ardhura prej 907.9 miliardë lekësh, shpenzime prej 976.1 miliardë lekësh dhe deficit buxhetor prej 68.2 miliardë lekësh, ose 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Borxhi bruto parashikohet në 52.4% të PBB-së, ndërsa balanca primare mbetet në zero. ALTAX vlerëson se buxheti ruan parametrat fiskalë pa krijuar një margjinë të konsiderueshme për zhvillimin ekonomik. Rezerva buxhetore prej 12.7 miliardë lekësh mund të mbulojë një mungesë të moderuar të të ardhurave, por jo një skenar me presion të lartë fiskal.

Investimet në kapitalin njerëzor mbeten të kufizuara

Një nga gjetjet kryesore të analizës lidhet me shpërndarjen e investimeve publike. Infrastruktura përthith 34% të investimeve kapitale, ndërsa Mbrojtja 21.8%. Në të kundërt, arsimi dhe shëndetësia marrin së bashku vetëm 5.8%, ndërsa bujqësia 3%. ALTAX vëren një mospërputhje mes ndikimit të pritshëm të sektorëve dhe financimit që u alokohet. Arsimi dhe shëndetësia kanë vlerësimin më të lartë në matricën analitike të ndikimit, por marrin një pjesë të vogël të kapitalit.

Deri në vitin 2029, financimi i brendshëm për Mbrojtjen parashikohet të rritet me 51%, nga 29.2 miliardë në 44 miliardë lekë. Ndërkohë, financimi për arsimin parashikohet të rritet me vetëm 3%, ndërsa ai për shëndetësinë të ulet me 3.5%.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Rreziku kryesor, realizimi i investimeve

Përtej planifikimit, ALTAX identifikon zbatimin e investimeve si një nga sfidat kryesore të buxhetit. Në tetë muajt e parë të vitit 2026, realizimi i planit vjetor të shpenzimeve kapitale ishte vetëm 32.3%. Për vitin 2027, shpenzimet kapitale planifikohen në 200.3 miliardë lekë, me një rritje prej 13.7%.

Sipas analizës, kjo kërkon një kapacitet më të lartë për realizimin e projekteve dhe thithjen e financimeve. Një vëmendje e veçantë i kushtohet Planit të Rritjes, financimi i të cilit parashikohet të rritet nga 1.8 miliardë lekë në vitin 2026, në 14.1 miliardë lekë në vitin 2027. ALTAX thekson se vonesat në realizimin e projekteve mund të krijojnë presion shtesë mbi financat publike.

Të ardhurat, mbështetje e lartë te administrimi dhe korrektimet

Të ardhurat buxhetore parashikohen të rriten me 7.7%, ndërsa PBB-ja nominale me 5.2%. Sipas analizës, 40% e rritjes së të ardhurave tatimore vjen nga rritja natyrale, 9% nga paketa fiskale dhe 48% nga Strategjia Afatmesme e të Ardhurave dhe korrektimet.

Kjo e fundit përfaqëson rreth 22.8 miliardë lekë, një element që ALTAX e konsideron të rëndësishëm për parashikueshmërinë e financimit. Analiza vë në dukje gjithashtu se tatimi mbi fitimin ra me 5.1% në tetë muajt e parë të vitit 2026, ndërsa TVSH-ja përbën 60.6% të rritjes së planifikuar të të ardhurave tatimore.

Pensionet dhe bonusi përqendrojnë mbështetjen sociale

Në strukturën e shpenzimeve sociale, pensionet dhe bonusi zënë 239.6 miliardë lekë, ose 24.5% të shpenzimeve totale. Kjo shumë është 8.8 herë më e lartë se shpenzimet për ndihmën ekonomike dhe aftësinë e kufizuar, të cilat arrijnë në 27.2 miliardë lekë.

ALTAX vëren se mbulimi i skemës së pensioneve nga kontributet parashikohet të bjerë nga 84.5% në vitin 2026, në 71% në vitin 2029. Sipas analizës, rritja e bonusit universal po merr një peshë gjithnjë e më të madhe në politikat sociale. Fondi për bonusin parashikohet të rritet nga 10 miliardë lekë në vitin 2026, në 40 miliardë lekë në vitin 2029.

Skenarët e rrezikut fiskal

ALTAX ka analizuar edhe skenarë të mundshëm në rast se të ardhurat nuk realizohen sipas planit. Në skenarin bazë, deficiti parashikohet në 68.2 miliardë lekë, ose 2.3% të PBB-së. Në një skenar me presion të moderuar, deficiti mund të arrijë rreth 79.6 miliardë lekë, ose 2.7% të PBB-së.

Në skenarin me presion të lartë, ku përfshihen edhe rritje më e ulët ekonomike dhe vonesa të Planit të Rritjes, deficiti mund të arrijë rreth 97.5 miliardë lekë, ose 3.3% të PBB-së. Në këtë rast, balanca primare do të kalonte në deficit prej rreth 29 miliardë lekësh dhe do të kërkoheshin shkurtime shpenzimesh për të respektuar rregullin fiskal.

ALTAX kërkon më shumë transparencë dhe orientim drejt prodhimit

Në rekomandimet e saj, ALTAX sugjeron rritjen e financimit për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, ekonominë dhe turizmin, si dhe orientimin e investimeve drejt projekteve që krijojnë vende pune dhe rrisin kapacitetet eksportuese. Analiza kërkon gjithashtu transparencë më të detajuar për 22.8 miliardë lekët që lidhen me Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave dhe korrektimet, si dhe raportim tremujor për realizimin e investimeve. Sipas ALTAX, sfida e buxhetit 2027 nuk është vetëm ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale, por edhe aftësia për të orientuar burimet publike drejt një modeli ekonomik më produktiv, me më shumë investime në kapitalin njerëzor dhe prodhim.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Besimi në ekonomi rritet, BSH: Ndërtimi dhe tregtia frenojnë optimizmin

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Buxheti 2027, analiza e ALTAX: Stabilitet në letër, sfida për ekonominë

Buxheti 2027, analiza e ALTAX: Stabilitet në letër, sfida për ekonominë

nga Fast News
08:59 | 03/11/2026
0

Besimi në ekonomi rritet, BSH: Ndërtimi dhe tregtia frenojnë optimizmin

Besimi në ekonomi rritet, BSH: Ndërtimi dhe tregtia frenojnë optimizmin

nga Fast News
08:21 | 03/11/2026
0

Prof. Akademik Anastas Angjeli takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, diskutohet rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të të dyja vendeve

Prof. Akademik Anastas Angjeli takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, diskutohet rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të të dyja vendeve

nga Fast News
16:11 | 02/11/2026
0

Buxheti 2027, 28.1 miliardë lekë për sigurimet shoqërore, Ibrahimaj zbardh fondet e Ekonomisë

Buxheti 2027, 28.1 miliardë lekë për sigurimet shoqërore, Ibrahimaj zbardh fondet e Ekonomisë

nga Fast News
15:08 | 02/11/2026
0

Recent News

Buxheti 2027, analiza e ALTAX: Stabilitet në letër, sfida për ekonominë

Buxheti 2027, analiza e ALTAX: Stabilitet në letër, sfida për ekonominë

08:59 | 03/11/2026
Besimi në ekonomi rritet, BSH: Ndërtimi dhe tregtia frenojnë optimizmin

Besimi në ekonomi rritet, BSH: Ndërtimi dhe tregtia frenojnë optimizmin

08:21 | 03/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora