Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

nga Fast News
2 minutes më parë
në Biznes
0
Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka potencial të tërheqë deri në 929 milionë dollarë investime private dhe të mbështesë krijimin e 13 mijë deri në 18 mijë vendeve të reja të punës në periudhën afatmesme. Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit të ri të Grupit të Bankës Botërore, “Diagnostikimi i Sektorit Privat në Shqipëri”, i cili identifikon agroturizmin, menaxhimin e mbetjeve dhe digjitalizimin e pagesave si tre sektorët me potencial të lartë për investime dhe zhvillim ekonomik.

Sipas raportit, mobilizimi i kapitalit privat është thelbësor për forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, përshpejtimin e konvergjencës me Bashkimin Evropian dhe krijimin e mundësive të reja për punësim. Megjithatë, për të shfrytëzuar këtë potencial, vendi duhet të kapërcejë një sërë pengesash që vijojnë të kufizojnë aktivitetin e bizneseve dhe interesin e investitorëve.

Ndër problematikat kryesore evidentohen informaliteti, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, qasja e kufizuar në financim, mangësitë infrastrukturore dhe dobësitë në zbatimin e kuadrit rregullator.



Agroturizmi, mundësi për investime përtej sezonit veror

Në sektorin e agroturizmit, Banka Botërore vlerëson se Shqipëria ka mundësi të zgjerojë ofertën turistike përtej zonave bregdetare dhe sezonit të pikut veror. Zhvillimi i këtij sektori mund të forcojë lidhjet mes turizmit dhe bujqësisë, duke krijuar më shumë mundësi ekonomike në zonat rurale.

Megjithatë, investimet pengohen nga mangësitë në certifikim, informacioni i kufizuar mbi tregun, mungesa e punonjësve të kualifikuar dhe zbatimi jo i njëtrajtshëm i rregullave. Përmirësimi i standardeve të certifikimit, regjistrimi më sistematik i qirave afatshkurtra dhe administrimi më i mirë i destinacioneve turistike janë ndër masat e rekomanduara për të nxitur investime me vlerë më të lartë.

Menaxhimi i mbetjeve, hapësirë për kapitalin privat

Një tjetër sektor me potencial është menaxhimi i mbetjeve, ku kalimi drejt ekonomisë qarkulluese mund të krijojë mundësi për investime në grumbullim, trajtim, riciklim dhe rikuperim materialesh.

Sipas raportit, pjesëmarrja e bizneseve private mbetet e kufizuar për shkak të mungesës së qartësisë mbi fushat ku mund të angazhohen, të dhënave të pamjaftueshme, vështirësive në marrjen e lejeve dhe stimujve të kufizuar ekonomikë.

Banka Botërore rekomandon përcaktimin më të qartë të rolit të sektorit privat, kontrata dhe tarifa të parashikueshme, si dhe përmirësimin e koordinimit të procedurave dhe informacionit mbi mbetjet.

Pagesat digjitale, instrument për formalizimin e ekonomisë

Digjitalizimi i pagesave është sektori i tretë ku identifikohen mundësi për investime private. Zgjerimi i përdorimit të pagesave elektronike mund të ndihmojë në formalizimin e ekonomisë, rritjen e përfshirjes financiare dhe përmirësimin e produktivitetit.

Kjo krijon gjithashtu mundësi të reja për bankat, ndërmarrjet fintech dhe kompanitë e teknologjisë. Megjithatë, përdorimi i lartë i parasë fizike dhe niveli ende i ulët i pagesave digjitale vijojnë të kufizojnë zhvillimin e këtij tregu.

PBB-ja për frymë arrin 41% të mesatares së BE-së

Raporti evidenton se Shqipëria ka shënuar progres të konsiderueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit. PBB-ja për frymë është rritur nga 24% e mesatares së Bashkimit Evropian në vitin 2008, në 41% në vitin 2025, ndërsa investimet e huaja direkte kanë mbetur në nivele të larta.

Megjithatë, Banka Botërore thekson se ky progres duhet të shoqërohet me reforma që përmirësojnë klimën e biznesit dhe garantojnë më shumë siguri për investitorët.

“Për ta realizuar këtë nevojiten reforma konkrete, që u ofrojnë investitorëve rregulla më të qarta, informacion më të besueshëm për tregun dhe më shumë siguri për të investuar kapitalin e tyre”, deklaroi Massimiliano Paolucci, Menaxheri i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë.

Sipas institucionit, zhvillimi i këtyre tre sektorëve mund të kontribuojë jo vetëm në tërheqjen e kapitalit privat dhe krijimin e vendeve të punës, por edhe në diversifikimin e ekonomisë dhe ndërtimin e një modeli më të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës të rritjes ekonomike.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Nafta nis javën në rënie, tensionet në Hormuz mbajnë tregun në alarm

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

nga Fast News
10:35 | 23/11/2026
0

Nafta nis javën në rënie, tensionet në Hormuz mbajnë tregun në alarm

Nafta nis javën në rënie, tensionet në Hormuz mbajnë tregun në alarm

nga Fast News
09:15 | 23/11/2026
0

Rama në Manastir: Bibliotekë dixhitale për gjuhën shqipe dhe diasporën

Rama në Manastir: Bibliotekë dixhitale për gjuhën shqipe dhe diasporën

nga Fast News
22:08 | 22/11/2026
0

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

nga Fast News
20:25 | 22/11/2026
0

Recent News

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

10:35 | 23/11/2026
Nafta nis javën në rënie, tensionet në Hormuz mbajnë tregun në alarm

Nafta nis javën në rënie, tensionet në Hormuz mbajnë tregun në alarm

09:15 | 23/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora