Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Qeveria miraton pagesat për kurset profesionale, kush përfiton?

nga Fast News
3 weeks më parë
në Aktualitet
0
Qeveria miraton pagesat për kurset profesionale, kush përfiton?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Punëkërkuesit e papunë nga grupet e veçanta do të përfitojnë mbështetje financiare për ndjekjen e kurseve të formimit profesional, si dhe subvencionim të shpenzimeve të transportit. Skema e re parashikon pagesa mujore gjatë gjithë kohëzgjatjes së kursit, me synim lehtësimin e pjesëmarrjes në programet e aftësimit profesional dhe rritjen e mundësive për punësim. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, të propozuar nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, mbështetja financiare për pjesëmarrjen në kurset e formimit profesional do të jetë në masën 50% të pagës minimale, për çdo orë mësimore të frekuentuar. Për kursantët që kanë vendbanimin më shumë se dy kilometra larg institucionit të formimit profesional, parashikohet gjithashtu një bonus transporti prej 1 800 lekësh në muaj. Pagesat do të kryhen çdo muaj në llogarinë bankare të përfituesve, për të gjithë periudhën e zhvillimit të kursit, pasi të dorëzohet dokumentacioni që vërteton pjesëmarrjen.

Kushtet për përfitimin e mbështetjes

Vendimi përcakton se çdo përfitues mund të marrë mbështetje financiare për vetëm një kurs brenda një periudhe 12-mujore. Në rast se kursanti largohet me dëshirë nga kursi ose mungon në më shumë se 20% të orëve mësimore, pagesa ndërpritet menjëherë dhe ai humbet të drejtën e përfitimit për muajin aktual dhe muajt në vijim. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, nëpërmjet drejtorive rajonale, do të vlerësojë nevojat e punëkërkuesve të papunë nga grupet e veçanta dhe do t’i referojë ata në kurset përkatëse të formimit profesional. Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të njohur në nivel kombëtar. Nga skema e mbështetjes përjashtohen kurset që zhvillohen në kuadër të programit të të nxënit në vendin e punës. Skema e mbështetjes financiare do të zbatohet për një periudhë pesëvjeçare nga hyrja në fuqi e vendimit. Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i shtetit, në kuadër të programit “Tregu i punës”.

Etiketa: aktualitet
Pas

60 milionë euro për Garancinë Rinore, Ibrahimaj: 10 mijë të rinj pritet të punësohen në 2027

Para

Investimet strategjike, propozohen rregulla të reja për zbatimin dhe monitorimin e projekteve

Para
Investimet strategjike, propozohen rregulla të reja për zbatimin dhe monitorimin e projekteve

Investimet strategjike, propozohen rregulla të reja për zbatimin dhe monitorimin e projekteve

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

nga Fast News
15:59 | 14/11/2026
0

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

nga Fast News
15:20 | 14/11/2026
0

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

nga Fast News
14:59 | 14/11/2026
0

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

nga Fast News
14:34 | 14/11/2026
0

Recent News

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

15:59 | 14/11/2026
Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

15:20 | 14/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora