Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

60 milionë euro për Garancinë Rinore, Ibrahimaj: 10 mijë të rinj pritet të punësohen në 2027

nga Fast News
3 weeks më parë
në Aktualitet
0
60 milionë euro për Garancinë Rinore, Ibrahimaj: 10 mijë të rinj pritet të punësohen në 2027
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se qeveria synon të ndërmjetësojë punësimin e rreth 10 mijë të rinjve gjatë vitit 2027, përmes Programit të Garancisë Rinore, i cili parashikon një fond total prej afro 60 milionë eurosh.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, ku u pyet për protestat e zhvilluara ditët e fundit në vend, Ibrahimaj u shpreh se programi, i hartuar në bashkëpunim me Bashkimin Europian, synon t’u ofrojë të rinjve deri në moshën 29 vjeç mundësi punësimi dhe aftësimi profesional. Sipas ministres, programi është pilotuar në vitin 2026 dhe pritet të nisë zbatimin në të gjithë vendin në vitin 2027. Ajo theksoi se nisma është përfshirë në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe synon t’u përgjigjet nevojave të tregut për burime njerëzore të kualifikuara.

“Do duhet që të ulemi në dialog me ta, me qëllim që të ndërtojmë programe të cilat janë të destinuara për të rinjtë e të rejat. Ne sigurisht jemi në zbatimin e një programi shumë të madh, i cili quhet Programi i Garancisë Rinore, një program i cili është ndërtuar në bashkëpunim me Bashkimin Europian, një program i cili parashikon një fond total prej gati 60 milionë eurosh, i cili i dedikohet pikërisht punësimit dhe dhënies mundësie të punësimit apo të aftësimit profesional për çdo të ri dhe të re deri në moshën 29 vjeç. Janë programe të cilat kanë funksionuar në shumë vende të tjera të Evropës, ose vende të cilat kanë qenë kandidate dhe kanë hyrë në Bashkimin Europian dhe kanë rezultuar të suksesshme. Është një program i cili është pilotuar në vitin 2026 dhe do të fillojë zbatimin në të gjithë vendin në vitin 2027 dhe janë programe të cilat ne i kemi menduar që përpara, i kemi punuar bashkë me ekspertët e Bashkimit Europian dhe fillojmë zbatimin në masë të gjerë në vitin 2027 dhe janë të përfshira në buxhetin e vitit 2027. Ne parashikojmë që të ndërmjetësojmë punësimin e të rinjve, për punësim për gati 10.000 të rinj në vitin 2027. Nuk janë shifra të ulëta dhe tregu i punës është një treg shumë dinamik, është një treg i cili kërkon burime njerëzore të kualifikuara. Studentët janë pikërisht ai target grup i cili kërkohet më së shumti nga tregu i punës dhe sigurisht që ne jemi këtu për të bërë detyrën tonë”, tha ministrja.

Ibrahimaj u ndal edhe te situata ekonomike e krijuar nga protestat dhe ndikimi i tyre te bizneset, duke theksuar se pasojat janë ndjerë veçanërisht nga bizneset e vogla, të cilat kanë kapacitete të kufizuara financiare për të përballuar një periudhë të gjatë mbylljeje. Sipas saj, janë 90 subjekte që deri më tani kanë deklaruar dëme me vlera të ndryshme, ndërsa administrata tatimore po punon për verifikimin e tyre në terren dhe dokumentimin e humbjeve.

“Janë deri tani 90 subjekte të cilat kanë shprehur që kanë qenë të dëmtuara me vlera të ndryshme të dëmit, të cilat do të dokumentohen nga bizneset. Janë një grup prej 10 grupesh nga administratat tatimore që po shkojnë të shikojnë dëmin, të marrin evidencat për dëmin dhe, sigurisht, shumë shpejt qeveria shqiptare do të fillojë procesin”, u shpreh ministrja.

Ajo bëri të ditur se qeveria po përgatit një akt që do të përcaktojë procedurat e rimbursimit të dëmeve. Sipas Ibrahimajt, pasi të verifikohet vlera e dëmit përmes faturave dhe dokumentacionit përkatës, qeveria do të mbulojë dëmet e konstatuara. Ministrja theksoi se protestat kanë ndikuar në aktivitetin ekonomik, si te bizneset që janë detyruar të mbyllen, ashtu edhe te ato që vijojnë punën, por që kanë pësuar rënie të konsumit dhe xhiros.

“Ka pasur një efekt në të gjitha ato aktivitete që lidhen me konsumin e përditshëm, të gjitha aktivitetet që lidhen me turizmin, i cili, siç e keni parë në vitet e fundit, ka qenë në bum në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas saj, situata përbën një pengesë për ekonominë dhe krijon vështirësi për bizneset, veçanërisht për ato të vogla, të cilat nuk kanë mundësi të përballojnë për një kohë të gjatë kostot e pagave dhe shpenzimeve të tjera kur aktiviteti i tyre ndërpritet. Në fund, ministrja u ndal edhe te nevoja për komunikim më të drejtpërdrejtë me studentët dhe të rinjtë, duke theksuar se dialogu mund të ndihmojë në identifikimin e problematikave dhe në informimin më të mirë të tyre për programet e punësimit dhe aftësimit profesional që janë në dispozicion.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shpërblimi 2500 euro, qeveria shton 71 policë në listën e përfituesve

Para

Qeveria miraton pagesat për kurset profesionale, kush përfiton?

Para
Qeveria miraton pagesat për kurset profesionale, kush përfiton?

Qeveria miraton pagesat për kurset profesionale, kush përfiton?

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

nga Fast News
15:59 | 14/11/2026
0

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

nga Fast News
15:20 | 14/11/2026
0

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

nga Fast News
14:59 | 14/11/2026
0

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

nga Fast News
14:34 | 14/11/2026
0

Recent News

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

15:59 | 14/11/2026
Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

15:20 | 14/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora