Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Energji pa matje deri në 3 muaj, ERE propozon rregulla të reja faturimi për matësit e dëmtuar

nga Fast News
3 weeks më parë
në Aktualitet
0
Energji pa matje deri në 3 muaj, ERE propozon rregulla të reja faturimi për matësit e dëmtuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kur matësi është i dëmtuar ose nuk mund të lexohet, fatura e energjisë elektrike do përllogaritet mbi bazën e konsumit të mëparshëm, për jo më shumë se 3 muaj. Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektmetodologjinë që përcakton mënyrën e përllogaritjes së këtyre faturave dhe korrigjimin e tyre pasi sigurohen të dhënat faktike.

Sipas projektit, faturimi me vlerë referuese do zbatohet kur të dhënat e matjes janë të padisponueshme ose të paarritshme për më shumë se një muaj. Shkaqet përfshijnë dëmtimin e matësit, funksionimin e tij jashtë kushteve teknike ose mungesën e aksesit në të dhënat e matjes. Për përllogaritjen e konsumit, përparësi do të ketë sasia e energjisë së matur në të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Nëse kjo e dhënë mungon, furnizuesi do të përdorë mesataren mujore të konsumit të regjistruar gjatë 12 muajve të fundit. Për kontratat që kanë vetëm nga një deri në 11 muaj me matje faktike, mesatarja do të llogaritet mbi muajt për të cilët disponohen të dhëna.

Ndërsa klientët pa asnjë muaj me të dhëna faktike matjeje propozohet të faturohen me vlerë referuese zero kilovatorë, për jo më shumë se tre muaj radhazi. Kjo nuk përbën përjashtim nga pagesa e konsumit real, pasi faturimi do të korrigjohet kur të dhënat të bëhen të disponueshme.

Nëse konsumi faktik rezulton më i lartë se ai i faturuar, diferenca do t’i ngarkohet klientit në faturën pasardhëse. Në rastin e kundërt, shuma përkatëse do t’i zbritet nga detyrimi. Fatura duhet të pasqyrojë qartë konsumin e përllogaritur më parë, konsumin faktik dhe diferencën e korrigjuar. Furnizuesit do të raportojnë në ERE çdo katër muaj për faturimet me vlerë referuese dhe korrigjimet e kryera. Dokumenti thekson se ky mekanizëm është i përkohshëm dhe nuk mund të zëvendësojë përgjithmonë faturimin mbi konsumin e matur./ Scan TV

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Biznesi shton regjistrimet, QKB: 1,985 sipërmarrje të reja në shtator

Para

Edhe 40 ditë për Faljen me Kusht, Tatimet iu bëjnë këtë kërkesë bizneseve

Para
Edhe 40 ditë për Faljen me Kusht, Tatimet iu bëjnë këtë kërkesë bizneseve

Edhe 40 ditë për Faljen me Kusht, Tatimet iu bëjnë këtë kërkesë bizneseve

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

nga Fast News
15:59 | 14/11/2026
0

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

nga Fast News
15:20 | 14/11/2026
0

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

nga Fast News
14:59 | 14/11/2026
0

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

nga Fast News
14:34 | 14/11/2026
0

Recent News

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

15:59 | 14/11/2026
Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

15:20 | 14/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora