Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Biznesi shton regjistrimet, QKB: 1,985 sipërmarrje të reja në shtator

nga Fast News
2 minutes më parë
në Biznes
0
Biznesi shton regjistrimet, QKB: 1,985 sipërmarrje të reja në shtator
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sipërmarrja në vend ka vijuar aktivitetin me ritme të larta edhe gjatë muajit shtator. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë për afro 12 mijë aplikime online dhe rreth 2 mijë biznese të reja të regjistruara, ndërsa kërkesa për shërbime dhe asistencë ndaj sipërmarrësve ka vijuar të jetë e lartë. Gjatë muajit shtator, Qendra Kombëtare e Biznesit ka regjistruar në total 11 mijë e 939 aplikime online. Peshën kryesore e mban Regjistri Tregtar, me 9 mijë e 921 aplikime, i ndjekur nga Regjistri i Lejeve dhe Licencave me 1 mijë e 161 aplikime, si dhe Regjistri i Pronarëve Përfitues me 857 aplikime.

Paralelisht, në treg janë regjistruar 1 mijë e 985 biznese të reja, ndërsa janë lëshuar edhe 135 licenca dhe 10 leje të reja. Shifrat pasqyrojnë hyrjen e operatorëve të rinj në treg dhe vijimin e procedurave administrative nga subjektet që ushtrojnë aktivitet ekonomik.

Përveç regjistrimeve dhe aplikimeve, një pjesë e aktivitetit të QKB-së është përqendruar edhe te asistenca për bizneset. Gjatë këtij muaji janë trajtuar 886 kërkesa përmes sistemit të asistencës dhe postës elektronike, janë zhvilluar 773 biseda me operatorët përmes chat-it, si dhe janë asistuar 740 telefonata. Treguesit e shtatorit pasqyrojnë volumin e shërbimeve të ofruara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, nga regjistrimi i subjekteve të reja deri te mbështetja për sipërmarrësit në përmbushjen e procedurave administrative. Numri i aplikimeve dhe regjistrimeve mbetet një tregues i aktivitetit të biznesit dhe jo domosdoshmërisht një matës i drejtpërdrejtë i rritjes së prodhimit apo i performancës ekonomike.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Kadastra arkëtoi 46 milionë euro nga pronat në 2025, të ardhurat u rritën me 35%

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Biznesi shton regjistrimet, QKB: 1,985 sipërmarrje të reja në shtator

Biznesi shton regjistrimet, QKB: 1,985 sipërmarrje të reja në shtator

nga Fast News
16:16 | 21/10/2026
0

Kadastra arkëtoi 46 milionë euro nga pronat në 2025, të ardhurat u rritën me 35%

Kadastra arkëtoi 46 milionë euro nga pronat në 2025, të ardhurat u rritën me 35%

nga Fast News
16:11 | 21/10/2026
0

50 biznese të dëmtuara nga protesta, Rama: Kryesisht dyqane dhe sportele

Bilanci paraprak/ 90 biznese të dëmtuara nga protestat, humbje deri 190 mijë euro

nga Fast News
16:06 | 21/10/2026
0

45 degë bankare dhe 53 bankomate të dëmtuara, Shella: 85% e degëve në Tiranë kanë rihapur aktivitetin

45 degë bankare dhe 53 bankomate të dëmtuara, Shella: 85% e degëve në Tiranë kanë rihapur aktivitetin

nga Fast News
16:01 | 21/10/2026
0

Recent News

Biznesi shton regjistrimet, QKB: 1,985 sipërmarrje të reja në shtator

Biznesi shton regjistrimet, QKB: 1,985 sipërmarrje të reja në shtator

16:16 | 21/10/2026
Kadastra arkëtoi 46 milionë euro nga pronat në 2025, të ardhurat u rritën me 35%

Kadastra arkëtoi 46 milionë euro nga pronat në 2025, të ardhurat u rritën me 35%

16:11 | 21/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora