Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ligji i ri, skemë e veçantë për trajtimin financiar të artistëve

nga Fast News
22 seconds më parë
në Ekonomi
0
Ligji i ri, skemë e veçantë për trajtimin financiar të artistëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj, që parashikon krijimin e një skeme të re për trajtimin financiar të artistëve, pas ndërprerjes së veprimtarisë artistike skenike.

Nëpërmjet kësaj skeme synohet të sigurohet një mbështetje financiare për artistët performues që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në ligj lidhur me moshën, periudhën e performancës skenike dhe periudhën e sigurimit shoqëror, duke krijuar një mekanizëm të posaçëm për periudhën ndërmjet përfundimit të marrëdhënies së punës dhe lindjes së së drejtës për pension.

“Përcaktimi i masës së trajtimit financiar në mënyrë të diferencuar sipas periudhës së përfitimit, duke parashikuar 70 për qind të pagës bruto mujore të përfituar në muajin e fundit të marrëdhënies së punës për pesë vitet e para dhe, pas kësaj periudhe, 50 për qind të pagës neto mujore të referencës për profesionin dhe kategorinë përkatëse”, theksohet në relacionin që shoqëron projektligjin.

Gjithashtu, drafti garanton vazhdimësinë e periudhës së sigurimit gjatë kohës së përfitimit të trajtimit financiar, nëpërmjet përballimit nga Buxheti i Shtetit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

“Në këtë mënyrë, projektligji synon të krijojë një kuadër të posaçëm, të qartë dhe të qëndrueshëm për trajtimin financiar të artistëve performues pas përfundimit të marrëdhënies së punës dhe të veprimtarisë së tyre profesionale skenike, duke harmonizuar nevojën për mbështetje financiare të kësaj kategorie me vazhdimësinë e sigurimit shoqëror, respektimin e garancive procedurale në marrëdhëniet e punës dhe administrimin e përgjegjshëm të fondeve publike”, theksohet në relacion.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Por projektligji i lejon artistët që të angazhohen ne institucione publik të artit dhe kulturës, në veprimtari trajnuese, promovuese, artistike, kulturore ose mentorim profesional.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rama flet nga Italia për BE-në: Duhet integrim gradual, nga tregu i përbashkët tek universitetet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ligji i ri, skemë e veçantë për trajtimin financiar të artistëve

Ligji i ri, skemë e veçantë për trajtimin financiar të artistëve

nga Fast News
15:57 | 05/09/2026
0

Rama flet nga Italia për BE-në: Duhet integrim gradual, nga tregu i përbashkët tek universitetet

Rama flet nga Italia për BE-në: Duhet integrim gradual, nga tregu i përbashkët tek universitetet

nga Fast News
15:37 | 05/09/2026
0

Thuaju “jo” këtyre 6 gjërave

Thuaju “jo” këtyre 6 gjërave

nga Fast News
15:26 | 05/09/2026
0

5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

nga Fast News
15:24 | 05/09/2026
0

Recent News

Ligji i ri, skemë e veçantë për trajtimin financiar të artistëve

Ligji i ri, skemë e veçantë për trajtimin financiar të artistëve

15:57 | 05/09/2026
Rama flet nga Italia për BE-në: Duhet integrim gradual, nga tregu i përbashkët tek universitetet

Rama flet nga Italia për BE-në: Duhet integrim gradual, nga tregu i përbashkët tek universitetet

15:37 | 05/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora