Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Sigurimi i fermerëve, qeveria bën gati skemën: Një pjesë e primit paguhet nga shteti

nga Fast News
58 seconds më parë
në Ekonomi
0
Sigurimi i fermerëve, qeveria bën gati skemën: Një pjesë e primit paguhet nga shteti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fermerët dhe bizneset në sektorin e bujqësisë do të sigurohen për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Një pjesë e primit të sigurimit do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Qeveria është duke hartuar një skemë sigurimi për bujqësinë, një sector I ekspozuar nga fatkeqësive natyrore. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla. Ai ka njoftuar se është drejt përmbylljes puna për ngritjen e një skeme të sigurimeve në bujqësi, një mekanizëm i ri që synon të mbrojë fermerët dhe prodhimin bujqësor nga dëmet e shkaktuara prej fatkeqësive natyrore.

Duke iu referuar takimeve të zhvilluara me fermerët në të gjithë vendin dhe shqetësimeve të ngritura prej tyre për dëmet nga ngricat, breshëri, përmbytjet apo zjarret, Ministri Salla njoftoi se puna për ndërtimin e skemës është drejt përmbylljes.

“Për të gjithë ju fermerë me të cilët jam takuar në të gjithë vendin dhe që më keni ngritur shqetësimet tuaja për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, sot kam një lajm të mirë. Jemi në përmbyllje të ndërtimit të një skeme të sigurimeve në bujqësi, e cila do të krijojë një mekanizëm të ri mbështetjeje dhe mbrojtjeje për fermerët shqiptarë”, u shpreh Ministri Salla.

Skema synohet të jetë e aksesueshme si për fermat e vogla, ashtu edhe për ato të mëdha, duke u dhënë fermerëve më shumë siguri përballë ngjarjeve të paparashikueshme që mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në prodhim dhe në të ardhurat e familjeve fermere.

Ministri Salla theksoi se një nga elementët kryesorë të skemës do të jetë mbështetja nga Buxheti i Shtetit për një pjesë të primit të sigurimit, duke ulur kostot që duhet të përballojë fermeri dhe duke e bërë këtë instrument më të përballueshëm dhe të aksesueshëm.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Fermeri nuk duhet të mbetet vetëm përballë një stuhie, një ngrice apo një zjarri që mund të dëmtojë punën e një viti të tërë”, theksoi Salla.

Sipas ministrit, sigurimet në bujqësi synojnë të krijojnë më shumë mbrojtje, siguri dhe qëndrueshmëri për fermerët, por edhe një sektor më të përgatitur për të përballuar risqet që lidhen me fatkeqësitë natyrore.

“Me sigurimet në bujqësi, synojmë të krijojmë më shumë mbrojtje, më shumë siguri dhe më shumë qëndrueshmëri për fermerët, duke ndërtuar kështu një bujqësi shqiptare më të fortë dhe më të përgatitur për çdo sfidë”, u shpreh ai.

Në përfundim, Ministri Salla theksoi se puna do të vijojë për t’i kthyer problematikat e ngritura nga fermerët në terren në masa konkrete mbështetëse. “Puna jonë vazhdon për t’i kthyer shqetësimet që na keni ngritur në zgjidhje konkrete”, theksoi ministri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ministri Malaj: Do të rrisin investimet publike, objektivi për 1.2 mld lekë më shumë të ardhura

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sigurimi i fermerëve, qeveria bën gati skemën: Një pjesë e primit paguhet nga shteti

Sigurimi i fermerëve, qeveria bën gati skemën: Një pjesë e primit paguhet nga shteti

nga Fast News
00:17 | 28/08/2026
0

Ministri Malaj: Do të rrisin investimet publike, objektivi për 1.2 mld lekë më shumë të ardhura

Ministri Malaj: Do të rrisin investimet publike, objektivi për 1.2 mld lekë më shumë të ardhura

nga Fast News
18:27 | 27/08/2026
0

Autostrada Kashar-Rrogozhinë, punimet nisin brenda vitit

Autostrada Kashar-Rrogozhinë, punimet nisin brenda vitit

nga Fast News
18:21 | 27/08/2026
0

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, hendek në subvencione, infrastrukturë dhe importe

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, hendek në subvencione, infrastrukturë dhe importe

nga Fast News
09:47 | 27/08/2026
0

Recent News

Sigurimi i fermerëve, qeveria bën gati skemën: Një pjesë e primit paguhet nga shteti

Sigurimi i fermerëve, qeveria bën gati skemën: Një pjesë e primit paguhet nga shteti

00:17 | 28/08/2026
Ministri Malaj: Do të rrisin investimet publike, objektivi për 1.2 mld lekë më shumë të ardhura

Ministri Malaj: Do të rrisin investimet publike, objektivi për 1.2 mld lekë më shumë të ardhura

18:27 | 27/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora