Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ministrja Ibrahimaj në Samitin e Shkupit: Shqipëria, shembull rajonal në procesin e digjitalizimi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor 2025 në Shkup

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Ministrja Ibrahimaj në Samitin e Shkupit: Shqipëria, shembull rajonal në procesin e digjitalizimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mori pjesë në punimet e Samitit të 11-të Digjital të Ballkanit Perëndimor, një nga platformat kryesore rajonale që synon të forcojë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Në fjalën e saj në panelin “Making Public Services Work for Everyone”, Ministrja Ibrahimaj prezantoi arritjet e Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe inovacionin, duke theksuar se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm për të ndërtuar një administratë më efikase, transparente dhe pranë qytetarëve. Ajo solli në vëmendje platformën e-Albania 2.0, e cila do të ofrojë shërbime të personalizuara dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar akses edhe për persona me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit.
Ministrja Ibrahimaj theksoi se Shqipëria është sot një shembull rajonal në procesin e digjitalizimit dhe se qëllimi i qeverisë shqiptare është të integrojë teknologjinë në çdo proces të administratës publike, për ta kthyer atë në bazë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të besimit tek institucionet.
Gjatë samitit, Ministrja zhvilloi edhe takime bilaterale:
• Me Zv. Komisioneren e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtjen dhe Teknologjinë (DG CNECT), ku u diskutua mbi përafrimin e Shqipërisë me zhvillimet digjitale të BE-së dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të çliruar potencialin e rajonit.
• Me Zëvendësministrin e Informacionit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, z. Slavisha Antiq, ku u trajtua modeli i Qendrës së të Dhënave Qeveritare të Serbisë si një praktikë nga e cila Shqipëria do të përfitojë eksperiencë dhe know-how për të forcuar kapacitetet kombëtare në këtë fushë.
Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të vendeve të rajonit në tregun europian të inovacionit dhe teknologjisë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe modernizim të administratave publike.
Delina Ibrahimaj

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Udhëtarët shqiptarë mund të hasen me vonesa në kufi

Para

Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Para
Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

nga Fast News
21:33 | 20/10/2026
0

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

nga Fast News
21:05 | 20/10/2026
0

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
18:28 | 20/10/2026
0

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

nga Fast News
18:23 | 20/10/2026
0

Recent News

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

21:33 | 20/10/2026
LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

21:05 | 20/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora