Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

BSH analizon ekonominë, mban të pandryshuar në 2.5% normën bazë të interesit

nga Fast News
10 months më parë
në Ekonomi
0
BSH analizon ekonominë, mban të pandryshuar në 2.5% normën bazë të interesit

Gent Sejko

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka analizuar ecurinë e ekonomisë dhe ka vendosur të mbajë të pandryshuar në 2.5% normën bazë të interesit për lekun. Guvernatori Gent Sejko ka deklaruar se perspektiva e zhvillimit ekonomik në të ardhmen mbetet pozitive, e pasqyruar në parashikime që sugjerojnë rritje të mëtejshme të aktivitetit ekonomik dhe kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026. Megjithatë, situate gjeopolitike mbetet rrezik edhe për ekonominë shqiptare.

“Balanca e rreziqeve ndaj parashikimit të inflacionit mbetet neutrale në afatin e mesëm. Nga njëra anë, rreziqe që mund të shtyjnë inflacionin mbi pritjet janë një fragmentarizim më i madh i tregtisë dhe ekonomisë globale apo një intensifikim i tensioneve gjeopolitike. Nga ana tjetër, një ngadalësim më i fortë i ekonomive partnere apo një rënie më e shpejtë e çmimeve të lëndëve bazë në tregun global do të ushtronin presione në kahun rënës”, ka deklaruar Sejko.

Banka Qendrore vlerëson se sipas skenarit bazë të parashikimeve, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë viteve në vazhdim, me ritme solide dhe të përafërta me potencialin e saj afatgjatë. “Konsumi privat dhe investimet do të mbeten motorët kryesorë të rritjes, të mbështetur nga një treg pune i qëndrueshëm, një klimë pozitive besimi, si dhe nga mjedisi financiar i qëndrueshëm. Nga ana tjetër, turizmi pritet të vijojë të japë një kontribut pozitiv, ndonëse më të moderuar, ndërkohë që një lidhje më e fortë e tij me sektorët e tjerë të ekonomisë do të mundësojë një ndikim më të gjerë dhe afatgjatë”, ka thënë guvernatori.

Kreu I Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se papunësia ka rënë dhe pagat në sektorin privat janë rritur, por kjo ka shtuar kostot për biznesin.

“Në tremujorin e dytë, punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 3.4%, papunësia totale ra në nivelin 8.5%, ndërsa pagat e sektorit privat u rritën me 9.5%. Tendenca e rritjes së pagave në sektorin privat gjatë viteve të fundit reflekton si kërkesën e lartë për punë, ashtu edhe mungesën e fuqisë punëtore. Këto zhvillime dëshmojnë për një rritje të të ardhurave të familjeve shqiptare, por ato vijojnë të mbeten edhe një faktor rreziku për transmetim më të shpejtë të kostove të shtuara të prodhimit në inflacion”, ka deklaruar Gent Sejko.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Bie besimi në ekonomi, tregtia dhe industria sektorët më pesimistë

Para

8 aftësi që mund t’i mësoni në kohën e lirë, sjellin të ardhura

Para
8 aftësi që mund t’i mësoni në kohën e lirë, sjellin të ardhura

8 aftësi që mund t’i mësoni në kohën e lirë, sjellin të ardhura

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

nga Fast News
12:30 | 28/07/2026
0

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

nga Fast News
12:06 | 28/07/2026
0

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

nga Fast News
11:59 | 28/07/2026
0

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

nga Fast News
11:55 | 28/07/2026
0

Recent News

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

12:30 | 28/07/2026
“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

12:06 | 28/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora