Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Spektakli, mesazhi dhe çfarë do të mbetet nga e gjithë kjo!

nga Fast News
10 months më parë
në Analizë
0
Spektakli, mesazhi dhe çfarë do të mbetet nga e gjithë kjo!

Agron Haxhimali

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë

Kjo javë ka sjellë në vëmendjen publike një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të nivelit qendror në qeverisjen vendore. Takimet e organizuara nga Kryeministri me kryetarët e bashkive, kritikat e hapura ndaj performancës së tyre, ndërhyrjet në terren dhe prezantimi i gjashtë reformave të reja për pushtetin vendor kanë nxitur debat dhe reagime të shumta.

Në thelb, problematikat e ngritura janë reale: në shumë raste, performanca e bashkive lë për të dëshiruar, shërbimet publike nuk përmbushin pritshmëritë e qytetarëve, kontrolli mbi territorin është i brishtë dhe menaxhimi administrativ paraqet mangësi serioze.

Megjithatë, këto probleme nuk mund t’u atribuohen vetëm kryetarëve të bashkive. Apo të konsiderohen si zbulim për herë të parë.Ato janë produkt i një sistemi politik dhe të centralizuar, i cili ende nuk ka përmbyllur procesin e decentralizimit dhe që i ofron burime të kufizuara qeverisjes vendore dhe nga ana tjetër të thëna e rithëna vazhdimishtë.

Lëvizjet e fundit kanë tërhequr vëmendje të madhe politike dhe publike, por në këtë dinamikë duket se i vetmi përfitues është Kryeministri Rama.

Kritikat publike ndaj bashkive janë të vlefshme vetëm nëse ato shoqërohen me zgjidhje konkrete, të ndërtuara mbi një proces të strukturuar reformimi dhe në bashkëpunim të ngushtë me vetë institucionet vendore. Në thelb të këtyre kritikave fshihen mesazhe dhe sinjale që tregojnë për një autoritet të fortë qendror, që në fakt rrezikon të anashkalojë balancën ndërmjet pushteteve dhe të injorojë vetë natyrën e autonomisë vendore.

Përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes vendore duhen përkrahur, por duhet theksuar qartë se reformat e suksesshme nuk ndërtohen mbi frikë dhe presion. Ato ndërtohen mbi partneritet, ndarje të përgjegjësive dhe respekt të ligji, gjithëpërfshirëse, të ndërtuara mbi parimet e autonomisë vendore, ndarjes së pushteteve dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

Propozimi për gjashtë reforma të reja që prekin fushat si mbrojtja e territorit dhe përmirësimi i shërbimeve publike etj.janë një hap pozitiv edhe pse të vonuara. Keto duhet të shoqërohen me konsultime të gjera, transparencë dhe mekanizma të qartë dhe të drejtë zbatimi dhe konsensus sa me të gjerë nga parlamenti i ri.

Dinamika javës si ‘spektakël’  ka tërhequr më shumë se herë të tjera vëmendje të gjërë. Por ‘’mesazhet’ nga ky diskurs kanë nivele të ndryshme perceptimi dhe reagimi.

Por ajo që ka rëndësi është çfarë do të mbetet pas:

A do të jenë këto reforma reale?

A do të kemi institucione funksionale dhe një pushtet vendor që u shërben qytetarëve?

A do të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve dhe a do të sigurohet një ambient politik, ekonomik dhe social më i qëndrueshëm?

Duhet të presim, por nuk kemi luksin të presim pafundësisht.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Shkarkimet tek vendorët? Rama mbledh sot drejtuesit e Tiranës

Para

Pas Sazanit zbulohet vendi tjetër ku Trump do të ndërtojë kulla

Para
Pas Sazanit zbulohet vendi tjetër ku Trump do të ndërtojë kulla

Pas Sazanit zbulohet vendi tjetër ku Trump do të ndërtojë kulla

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

nga Fast News
12:31 | 14/05/2026
0

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

nga Fast News
12:26 | 14/05/2026
0

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

nga Fast News
12:24 | 14/05/2026
0

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

nga Fast News
16:42 | 13/05/2026
0

Recent News

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

12:31 | 14/05/2026
AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

12:26 | 14/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora