• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Shqiptarët nuk sigurojnë pronën nga zjarret – Renditemi ndër të fundit në Evropë. AMF: Rënie me 6% edhe e primeve nga kjo policë

nga Fast News
6 hours më parë
në Ekonomi
0
Shqiptarët nuk sigurojnë pronën nga zjarret – Renditemi ndër të fundit në Evropë. AMF: Rënie me 6% edhe e primeve nga kjo policë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se Shqipëria është një prej shteteve më të rrezikuara në Evropë nga tërmetet dhe katastrofat e tjera, shqiptarët vijojnë të mos marrin asnjë masë për sigurimin e pronës së tyre nga fatkeqësitë natyrore.

Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimi prej zjarrit, forcat e natyrës dhe dëmtimet e tjera në pronë, kanë zbritur në 1.1 miliardë lekë në pesëmujorin e parë. Të ardhurat e kompanive të sigurimit nga kjo policë kanë pësuar një rënie me 6.48% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, dëmet e paguara për sigurimin nga zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë rezultojnë të kenë shënuar edhe një rënie më të madhe. Sipas statistikave zyrtare, kompanitë e sigurimit kanë paguar vetëm 177 milionë lekë dëme në pesë muajt e parë të 2025, rreth 53% më pak se në janar-maj 2024.

Konkretisht, primet e shkruara nga sigurimi prej zjarrit dhe forcave të natyrës rezultojnë në 891 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat prej sigurimit dëmtime të tjera në pronë kanë arritur në 230 milionë lekë.

Referuar raportit vjetor të Xprimm, Shqipëria dhe Mali i Zi janë të fundit në rajon dhe Evropë për sa i takon sigurimit nga zjarri dhe dëmtimeve të tjera që mund t’i ndodhin pronës.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në 24 orët e fundit janë raportuar 24 vatra zjarri. Ndërkohë, para pak ditësh, në Shqipëri u regjistrua edhe një tërmet 4.4 ballë, i cili u shoqërua me një sërë paslëkundjesh./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Deklarimi i punonjësve, nisin kontrollet tek operatorët turistikë

Para

Greqi, skandali i subvencioneve “trondit” qeverinë. Disa ministra japin dorëheqjen pas akuzave për shpërdorimin e fondeve të BE

Të Gjitha

BSH ul me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, pritet që kreditë të bëhen më të lira

BSH ul me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, pritet që kreditë të bëhen më të lira

nga Fast News
16:29 | 02/07/2025
0

“Zhduken” lopët, fermerët braktisin kafshët për bletët

“Zhduken” lopët, fermerët braktisin kafshët për bletët

nga Fast News
16:04 | 02/07/2025
0

Rama në takim me fermerët: E kemi ndihmuar bujqësinë, por të gjithë duan më shumë buxhet e më pak taksa

Rama në takim me fermerët: E kemi ndihmuar bujqësinë, por të gjithë duan më shumë buxhet e më pak taksa

nga Fast News
14:14 | 02/07/2025
0

Ishte paralajmëruar, digjen në ajër plehrat e inceneratorit të Elbasanit

Ishte paralajmëruar, digjen në ajër plehrat e inceneratorit të Elbasanit

nga Fast News
14:12 | 02/07/2025
0

Recent News

BSH ul me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, pritet që kreditë të bëhen më të lira

BSH ul me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, pritet që kreditë të bëhen më të lira

16:29 | 02/07/2025
“Zhduken” lopët, fermerët braktisin kafshët për bletët

“Zhduken” lopët, fermerët braktisin kafshët për bletët

16:04 | 02/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar