Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Mbi 60% e bizneseve të huaja në vend nga Bashkimi Europian, ja sektorët ku dominojnë

nga Fast News
7 months më parë
në Biznes
0
Mbi 60% e bizneseve të huaja në vend nga Bashkimi Europian, ja sektorët ku dominojnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përvec rritjes së stokut të investimeve të huaja, që vitin e kaluar kapërceu 1.5 miliardë euro, në trend rritës është edhe numri i ndërmarrjeve me kapital ndërkombëtar. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në në vitin 2024 numërohen 7.007 ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë duke u rritur me 1,0 % në krahasim me vitin 2023.

Në vitin 2024 ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë mesatarisht 60,7 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 11,9 % të këtyre ndërmarrjeve.

Në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e Bashkimit Evropian janë mbizotëruese në aktivitetet: Shërbime të tjera (26,4 %), Tregti (11,6 %) dhe Industri (9,2 %).

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndërmarrjet nga vendet e BE-së me 1-9 të punësuar mbulojnë 84,6 % të ndërmarrjeve gjithsej të BE-së, ndërsa ndërmarrjet me 250+ të punësuar mbulojnë 1,4 %.

Të dhënat e detajuara tregojnë se në vitin 2024, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 18,8 % të punësimit gjithsej dhe 20,4 % të shitjeve neto.

“Në vitin 2024, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e BE-së, zënë 77,0 % të punësimit dhe 64,4 % të shitjeve neto.

Shtetet e BE-së përfaqësojnë pjesën më të madhe të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta. Në vitin 2024 këto shtete kanë zënë 64,4 % të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta”, theksohet në raportin e INSTAT.

Përqindja më e lartë e të punësuarve në ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2024 është në sektorin e Industrisë përpunuese me 32,5 %. Për treguesin e shitjeve përqindja më e lartë e realizuar nga ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2024 është në sektorin e Tregtisë me 36,7 %.

Në sektorin e Industrisë nxjerrëse, pjesa më e madhe e shitjeve neto realizohet nga ndërmarrjet e zotëruara nga grupi i Shteteve të tjera (87,4 %) ku Kina është vendi dominues me (63,7 %). Në sektorët e tjerë, pjesa më e madhe e shitjeve neto u realizua nga vendet e BE-së; Industri përpunuese (79,4 %), Energji Elektrike, Gaz & Ujë (48,0 %), Ndërtim (58,5 %), Tregti (61,4 %), Akomodim & Restorante (35,0 %), Transport & Komunikacion (69,9 %) dhe Shërbime të tjera (75,3 %). Në grupin e vendeve të BE-së, Italia dominon në sektorin e Industrisë përpunuese (48,1 %), Ndërtim (33,1 %),Tregti (20,8 %), Shërbimet të tjera (35,7 %).

“Gjatë vitit 2024, brenda kategorisë së ndërmarrjeve me 250 dhe më shumë të punësuar, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta zënë 38,6 % të të punësuarve gjithsej dhe realizojnë 31,3 % të shitjeve neto në vend”, thekson INSTAT.

Shqipëria është shndërruar vitet e fundit në një vend tërheqës për investimet e huaja. Vitin e kaluar, stoku i këtij kapitali arriti në mbi 1.5 miliardë euro, ku rreth 33% e tij ishin në pasuri të potundshme.

Etiketa: aktualitet
Pas

50-lekëshi, monedha e vetme që u falsifikua në 2025/ Minimum historik i kartëmonedhave false. U sekuestruan vetëm 107

Para

Lumturia varet nga ju! 6 këshilla si të veproni

Para
Lumturia varet nga ju! 6 këshilla si të veproni

Lumturia varet nga ju! 6 këshilla si të veproni

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

nga Fast News
21:33 | 20/10/2026
0

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

nga Fast News
21:05 | 20/10/2026
0

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
18:28 | 20/10/2026
0

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

nga Fast News
18:23 | 20/10/2026
0

Recent News

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

21:33 | 20/10/2026
LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

21:05 | 20/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora