Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Greqi, skandali i subvencioneve “trondit” qeverinë. Disa ministra japin dorëheqjen pas akuzave për shpërdorimin e fondeve të BE

nga Fast News
10 months më parë
në Bota
0
Greqi, skandali i subvencioneve “trondit” qeverinë. Disa ministra japin dorëheqjen pas akuzave për shpërdorimin e fondeve të BE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një skandal i subvencioneve bujqësore të përfituara nga Bashkimi Evropian ka tronditur qeverinë greke. Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar keqpërdorim fondesh, duke sjellë dorëheqjen e disa ministrave të kabinetit.

Prej më shumë se një jave, opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga Bashkimi Evropian. Akuzat nga Brukseli kanë sjellë dorëheqjet e para. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pranoi disfatën, duke premtuar se do të luftojë edhe më fort korrupsionin, madje edhe kundër zyrtarëve të partisë së tij Nea Dimokratia (ND).

Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE-së në Greqi, që po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Bëhet fjalë për subvencione agrare me vlerë qindra milionë euro. Ato u paguan nga agjencia përkatëse greke, Opekepe, për dele dhe dhi që nuk ekzistojnë në Kretë apo për plantacione bananesh në malin Olimp.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur me dijeninë e dy ish-ministrave të bujqësisë në qeverinë Mitsotakis: Makis Voridis, përgjegjës për bujqësinë nga 2021 deri 2023 dhe pasardhësi i tij Lefteris Avgenakis, që shërbeu deri në vitin 2024. Voridis sapo ishte emëruar ministër i Emigracionit në mars të këtij viti. Të premten e kaluar, ai dha dorëheqjen. Gjithashtu, tre ministra shteti, të përfshirë në këtë aferë, hoqën dorë nga posti.

Në fakt skandali dihej prej disa muajsh. Por qeveria greke nuk reagoi ndaj akuzave dhe nuk ndërmori asnjë veprim deri javën e kaluar, kur Prokuroria Europiane ia transmetoi parlamentit grek informacionet lidhur me përfshirjen e supozuar të ministrave në aktivitete kriminale.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Dosja prej 3,000 faqesh përshkruan një “organizatë kriminale”, të përbërë nga zyrtarë të agjencisë Opekepe si dhe deputetë dhe individë, që kanë marrë në mënyrë të paligjshme fonde nga BE. Dosja përshkruan edhe se si vepronte organizata kryesisht në Kretë. Shumë skandale kanë ngritur dyshime mbi mandatin e Mitsotakis, si afera e përgjimeve, mbytja fatale e anijes pranë Pilos dhe mbi të gjitha aksidenti hekurudhor pranë Tempit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqiptarët nuk sigurojnë pronën nga zjarret – Renditemi ndër të fundit në Evropë. AMF: Rënie me 6% edhe e primeve nga kjo policë

Para

Kush e shpiku ruletën ruse?

Para
Kush e shpiku ruletën ruse?

Kush e shpiku ruletën ruse?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

nga Fast News
14:08 | 24/04/2026
0

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

nga Fast News
11:36 | 24/04/2026
0

“Duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të mos keni pronë”, eksperti tregon kushtet për të përfituar kredinë e butë

“Duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të mos keni pronë”, eksperti tregon kushtet për të përfituar kredinë e butë

nga Fast News
11:33 | 24/04/2026
0

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga shqiptarë jashtë vendit

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga shqiptarë jashtë vendit

nga Fast News
11:30 | 24/04/2026
0

Recent News

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

14:08 | 24/04/2026
Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

11:36 | 24/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora